Hasanbeg, situata vazhdon të jetë e rëndë

Në ditën e parë pas shfuqizimit të gjendjes emergjente, në Hasanbeg situata vazhdon të mbetet pothuajse e njejtë, me shumë shtëpi para rrënimit, mbeturina në çdo qosh të rrugëve dhe erë kundërmuese, transmeton Alsat-M.

Edhe gjatë ditës së sotme vëreheshin kamionë dhe eskavator të cilët po punonin në rregullimin e rrugëve të shkatërruara dhe kanalit të fshatit.

Ekipi i Alsat-M qëndroi në mëhallën e familjeve Rushiti ku mbi 50 anëtarë të kësaj mëhalle kanë mbetur pa kulm mbi kokë ndërsa për momentin janë strehura nëpër konvikte. Nga shtabi i emergjencës në Hasanbeg njoftuan se të gjitha aktivitete e shtabit në fjalë kalojne nën ingerencë të institucioneve shteterore ndërsa anëtarët e shtabit do të jenë zëri i qytetarëve deri të institucionet gjegjëse

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button