Tetovë, ka filluar prej dy ditësh bartja e mbeturinave drejt “Rusinos”

Mbeturinat nga deponia e Tetovës kanë filluar të barten drejt pikës së grumbullimit në Rusino të Gostivarit. Në këtë mënyrë ka filluar të zbatohet marrëveshja mes nëntë komunave të Pollogut për pastrimin e këtij rajoni dhe për hedhjen e kontrolluar të mbeturinave nga ana e banorëve, raporton Alsat M.

Megjithatë, edhe pse mbeturinat kanë filluar të dërgohen në Rusino, deponia në hyrje të qytetit vazhdon të mbetet e mbushur me plehra. Autoritetet komunale premtojnë se brenda një jave do të bëhet zbrazja e plotë e deponisë së Tetovës.

Banorët Tetovës vazhdimisht ankohen për problemin me deponinë në hyrje të qytetit. Ata kërkojnë që të gjendet zgjidhe e përhershme për këtë problem, për shkak të pasojave serioze që shkaktojnë mbeturinat mbi shëndetin e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button