Më 8 shtator në Çankaja vihet në përdorim “Parku miqësor turko-maqedonas”

Një delegacion i kryesuar nga kryetari i Bashkisë Çankaja të Ankarasë, Alper Taşdelen, realizoi një takim me kryetarin e Komunës Qendër të Shkupit, Andrej Zhernovski, komuna të cilat janë të binjakëzuara kohë më parë, me qëllim të zhvillimit të tyre përmes bashkëpunimit të ndërsjellë, raporton Anadolu Agency (AA).

Alper Taşdelen e quajti Maqedoninë një vend mik të Turqisë dhe theksoi se marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve datojnë shumë kohë më parë. Ai shtoi se këto marrëdhënie të shkëlqyeshme duhet të vazhdojnë edhe në të ardhmen, dhe se kjo vizitë realizohet për këtë qëllim.

“Maqedonia si një vend miqësor i Turqisë ka një rëndësi të veçantë në aspektin historik, për arsye se themeluesi i Turqisë moderne Mustafa Kemal Atatürk u lind në Maqedoni dhe arsimin e akademisë ushtarake poashtu e ka kryer në këtë vend. Bashkia Çankaja është e binjakëzuar me Komunën Qendër. Marrëdhëniet tona miqësore duhet t’i avancojmë dhe të bashkëpunojmë në fusha të ndryshme për zhvillimin e dy vendeve”, deklaroi Taşdelen.

Nga ana tjetër, Andrej Zhernovski theksoi se vizita e delegacionit të nivelit të lartë dëshmon vëmendjen e veçantë të Turqisë për Maqedoninë. “Gjithmonë kur kemi mysafirë nga Turqia ne nuk i konsiderojmë si mysafirë, por për shkak të marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve i konsiderojmë si miq. Takimi i sotëm shërben vetëm për thellimin e këtyre marrëdhënieve të shkëlqyera”, u shpreh Zhernovski.

Me rastin e 8 Shtatorit – 25 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë, në Bashkinë Çankaja të Ankarasë me një ceremoni solemne do të vihet në përdorim parku i qytetit, i quajtur “Parku miqësor turko-maqedonas”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button