Shefqet Krasniqi: Hashim Thaçi është pro bartjes së shamisë nëpër shkolla

Imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi ka thënë se Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi është pro bartjes së shamisë nëpër shkolla.

Sipas Krasniqit, Kryeministri pasi ka dalë pro është kundërshtuar ashpër nga zyrtarët e PDK’së.

“…fjala vjen shaminë, ai (Hashim Thaçi) ka qenë pro por është kundërshtuar rreptë madje edhe nga pjesëtarë të partisë së vet për të mos thënë rrethit të ngushtë”, ka thënë Krasniqi për standardi.info.

Ai ka folur edhe për Lutfi Hazirin, i cili kishte thënë gjatë fushatës zgjedhore se s’do të lejoi të përjashtohen asnjë nxënese për shkak të bartjes së shamisë.

Krasniqi ka thënë se beson se Haziri do të mbajë fjalën e dhënë gjatë fushatës.

“Lutëm dhe shpresoj se do ta mbajë fjalën e dhënë dhe qëndrimin shumë korrekt që e ka shfaq gjatë fushatës për të cilin edhe e kam falënderuar menjëherë, madje edhe publikisht siç edhe e dini. Përndryshe mandati zgjedhor kalon shumë shpejt dhe jo vetëm ai por secili politikan do të përballët me po këta qytetarë”, ka shtuar ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button