NASA ofron mundësi të jashtëzakonshme për shkencën
Agjencia Hapësinore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës NASA, njoftoi se ka bërë një hapë të rëndësishëm sa i përket hulumtimeve të bëra nga kjo agjenci.
NASA njoftoi dje për një projekt publik masiv i cili do ti ofroj falas të gjitha hulumtimet e financuara me fonde publike, transmeton Express. Këto hulumtime mund të shikohen dhe shkarkohen në portalin Pubspace.
Ky ndryshim erdhi pasi që Zyra për Shkencë dhe Teknologji në Shtëpinë e Bardhë e kishte udhëzuar NASA-n për ti ndarë shumicën e hulumtimeve falas të cilat deri tani mund të merreshin kundrejt një pagese të caktuar. Rregullorja e re kërkon që çdo hulumtim i financuar nga NASA të jetë i disponueshëm në Pubspace më së largu një vit pas publikimit të tij.