Prezantohet projekti për gazifikimin e Çairit i cili do të bëhet në tre faza

Në konferencën e përbashkët të Ministri i Ekonomisë, Valon Saraçini, ai i Ekologjisë, Abdilaqim Ademi dhe kryetarit të Komunës Izet Mexhiti, kanë prezantuar studimin e fizibilitetit  për gazifikimin e Komunës së Cairit, por edhe përfitimet nga ky projekt, të cilat janë tejet të mëdha, si në aspektin energjetik, ekonomik dhe ekologjik. 
Sipas tyre, Çairi do të jetë Komuna e parë në Maqedoni që do të gazifikohet. 

Kështu ministri Saraçini ka deklaruar se pasi në vitin 2013, Çairi ka nënshkruar memorandum për bashkëpunim për të përfunduar studimin e fizibilitetit, e ka realizuar atë në kohë dhe së shpejti edhe do të fillojë realizimi i projektit. 

Ministri, Saraçini ka potencuar se konstatohet që koncensioneri që do të marrë përsipër gazifikimin, “do investojë rreth 5 milion euro në dhe atë në tre faza. Në fazën e parë rreth 860 mijë euro në rrjetin primar distributiv, rreth një milion e 600 mijë euro në rrjetin sekondar distributiv dhe diku dy milion e 300 mijë euro në ndërtimin dhe kyçjen e pajisjes aktuale e cila gjendet momentalisht në Komunën e Çairit”. 

Madje, Ministri i Ekologjisë, Abdilaqim Ademi, ka vlerësuar së tepërmi hapin që ka marrë Komuna e Çairit, duke thënë se në aspektin ekologjik, kontributi i kryetarit të kësaj komune është për të marrë shembull.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka deklaruar se fizibiliti studimi i cili është i parë sipas ligjit të ri për energjetikë në nivel të RM-së, që vjen nga pushteti lokal “është me shumë benefite, duke filluar nga qytetarët, amvisëritë, ndërmarrësit dhe industritë, dhe do të fitojnë edhe institucionet publike në kuadër të Komunës së Çairit. 

Ky projekt kontribuon edhe në hapjen e vendeve të reja të punës, ngritje të standardeve ekologjike dhe projekti është burim i ri financiar për Komunën që do të vjen nga taksa e koncesionimit, mjete që do të shfrytëzohen për projekte të tjera”. 

Lajme të ngjashme

Back to top button