Policia australiane: Peshkopi Petar, ka qenë i arrestuar për vjedhje dhe dëshmi të rrejshme

Policia australiane për “Meta”, konfirmoi se javën e kaluar në Melburn e ka arrestuar dhe e ka marrë në pyetje metropolitanin kompetent të Dioqezës Australisë – Zelandës së Re, peshkopin, Petar, në kuadër të hetimit për vjedhje dhe dëshmi të rrejshme, transmeton Portalb.

“Policia në Viktoria ka arrestuar dhe e ka marrë në pyetje 70 vjeçarin nga Karolajn Springs, në kuadër të hetimit për vjedhje dhe për dëshmi të rrejshme. Ai është në liri dhe pret vazhdim të hetimit”, deklarojnë nga policia në Viktoria, duke u përgjigjur në pyetjen, se a ka qenë i arrestuar peshkopi Petar dhe në çfarë baze.

Përndryshe, peshkopi Petar, javën e kaluar, ka demantuar se policia në Melburn, e ka arrestuar, duke thënë se ka qenë në dëgjim pasi paraprakisht ka marrë ftesë. Ai theksoi se lajmi për arrestimin e tij është gënjeshtër, pas së cilës qëndron peshkopi i Naumit kryemurgu Gavrill, kundër së cilit po bëhet, procedurë kanonizimi – kishtar gjyqësor, për shkarkim. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button