Qytetarët që paguajnë qira për banesat sociale, tani mund t’i blejnë

Qytetarët të cilët paguajnë qira për banesat sociale shtetërore, do të kenë mundësi që t’i blejnë ato, deklaroi sot Ministri për Transport dhe Lidhje Mile Janakievski.

Ai theksoi se ndryshimet e reja ligjore, janë iniciuar për shkak interesit të madh të shfrytëzuesve të banesave sociale për t’i blerë ato, për të cilët tani paguajnë qira.

Me parat që do të fitohen nga shitja e banesave sociale, gjithsej 850, do ët ndërtohen banesa të reja për rastet sociale.

“Personat të cilët nuk i plotësojnë kushtet për blerjen e këtyre banesave, do të vazhdojnë që t’i shfrytëzojnë ato me qira çmimi i të cilëve do të varet nga të ardhurat e përgjithshme të familjes që jeton në banesë. Nëse kanë të ardhura më të dobëta se kriteret e vëna do të paguajnë qira nga 15 – 20 denarë për metër katrorë, ndërsa nëse kanë më shumë të ardhura nga kriteret e përcaktuara do të paguajnë qira nga 60 deri në 85 denarë për metër katrorë, në varshmëri nga lokacioni i banesës.

Lajme të ngjashme

Back to top button