Ksidakis: Masat për besim janë dëshmi se Greqia dhe Maqedonia mund të jetojnë në harmoni

­Masat për ndërtim të besimit janë edhe një dëshmi se Greqia dhe Maqedonia mund të jetojnë dhe të bisedojnë në harmoni, në një mjedis i cili nuk është shumë stabil, deklaroi zëvendësministri grek i Punëve të Jashtme Nikos Ksidakis, i angazhuar për çështje evropiane. Në një intervistë për gazetën “Agora”, ai tha se bëhet fjalë për “vullnet të mirë të ndërsjellë”.

Megjithatë, në pajtim me politikën zyrtare greke, Ksidakis nuk humbi rastin të thotë se “është koha që (Maqedonia) të heq dorë nga ekstremizmi ultranacionalist, keqpërdorimi ideologjik i historisë dhe ekseset irredentiste të cilat nuk u bëjnë shërbime popujve dhe pothuajse gjithmonë janë për përdorim vendor”.

Lidhur me krizën e refugjatëve, ai deklaroi se të dy vendet, në mënyrë bilaterale, kanë bashkëpunim të mirë në zgjidhjen e krizës, duke shtuar se “para se të ndërtohet gardh me gjemba, mes Greqisë dhe Maqedonisë nuk ka pasur tensione lidhur me refugjatët”. Ksidiakis në fund thekson se qëllimi është që gjithmonë dallimet të zgjidhen, që të dy vendet të lëvizin drejt ardhmërisë në miqësi dhe mirëkuptim të ndërsjellë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button