Përhapje e panikut që një blogues serioz nuk do ta bënte

[Recension: Sapo dëgjova se ka mbi 100 të vdekur dhe se u jepen para familjeve që të heshtin]

Publikimi, kështu siç është formuluar, nuk meriton të publikohet as në blog, e lëre më në medie. Muhabetet e çarshisë nuk mund të shfrytëzohen si informata relevante, veçanërisht jo në një medie që dëshiron ta paraqesë veten si medie serioze, profesionale, me ndikim dhe relevante.

Народен ГласLinku deri te artikulli origjinal: Sapo dëgjova se ka mbi 100 të vdekur dhe se u jepen para familjeve që të heshtin

Data dhe koha e publikimit: 16.08.2016

Data e recensionit: 17.08.2016

Recensues: Dimitar Tanurov

“RADIO MILEVA” NË INTERNET

Sapo dëgjova se ka mbi 100 të vdekur dhe se u jepen para familjeve që të heshtin. Nëse me të vërtetë është ashtu, duhet të ndiqen penalisht jo vetëm ata që japin para që të fshehet e vërteta, por edhe ata që kanë marrë para dhe që kanë përfituar nga vdekja e të afërmve të tyre. Në fakt, të njëjtë edhe i mbytën këta njerëz për një arkë me vaj ose një thes miell para disa vitesh.

Artikulli është publikuar në kategorinë “Lajme”, nën kategorinë “Facebook dhe Twitter”. Duke e pasur parasysh kategorinë kryesore, pritet që artikulli të jetë serioz, mirëpo, megjithatë, në të është transmetuar postimi i një personi publik në rrjetin social “Facebook”. Gjërat që publikohen në rrjetet sociale, veçanërisht nga njerëz që nuk janë bartës të funksioneve, nuk mund të konsiderohen si burime relevante të informatave.

Duke e pasur parasysh se në status nuk ka asnjë fakt që do t’i konfirmonte informatat e paraqitura, ato nuk mund të transmetohen sipas parimit “copy – paste”. Bile edhe para se të publikohen në blog, informatat e këtilla verifikohen në mënyrë pedante.

FAKTE PA LOGJIKË

Njëkohësisht, sipas informatës së pretenduar, numri i viktimave është tepër i madh që të mund disi të fshehet, madje edhe duke u dhënë ryshfet familjarëve. Megjithatë, viktimat, përveç familjeve kanë miq, kolegë, të cilët me siguri do ta përhapnin tregimin… I gjithë publikimi i ngjan përhapjes së një teorie të konspiracionit, e jo informacionit serioz.

Publikimi i këtillë vetëm përhap dezinformata dhe panik te popuullata, ndërsa qëllim kryesor e ka mbledhjen e klikimeve.

Publikimi është në kundërshtim me disa nene të Kodit të gazetarëve:

Neni 1 
Gazetari ka të drejtë për qasje të lirë deri te të gjitha burimet e informimit, të cilat janë në interes publik. Gazetari duhet të botojë informata të vërteta e të konfirmuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale e as nuk do të falsifikojë dokumente. Në qoftë se informata nuk mund të konfirmohet, ose nëse bëhet fjalë për supozim, respektivisht spekulim, kjo gjë duhet cekur dhe botuar. Saktësia e informatës duhet të vërtetohet sa më shumë që është e mundur.

Neni 2 
Nëse gazetari pa arsye pengohet që ta marrë informatën e kërkuar, ai ka të drejtë që për këtë ta informojë opinionin.

Neni 8
Mënyra e informimit në rastet e fatkeqësive, katastrofave natyrore, luftërave, tragjedive familjare, sëmundjeve, proceseve gjyqësore duhet të jenë të çliruara nga senzacionalizmi.

Neni 13
Gazetarët duhet të bëjnë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komentit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button