Krimi në familje, djali ther me thikë babanë

Krimi në familje ka tronditur ditën e sotme fshatin Togëz të Librazhdit, ku djali ka vrarë me thikë babanë e tij.

Burime nga policia bëjnë të ditur se shtetasi Ermir Çota, 35 vjeç, ka qëlluar me thikë babanë e tij, Ferit Çota, pas një konflikti mes tyre.

Sipas të dhënave Ferit Çota 65 vjeç u qëllua disa herë në trup, edhe pse është dërguar me urgjencë për në spital, ai nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve. Ngjarja ka ndodhur në banesën e familjes Çota, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e konfliktit.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë të mundur arrestimin e 35-vjeçarit, i cili ka tentuar t’u fshihet efektivëve. Ndërkohë ekspertë të policisë po punojnë për të zbardhur detaje të tjera rreth krimit të rëndë.  

Sipas policisë, ata kishin pasur zënka edhe herë të tjera mes tyre por kjo e fundit ishte fatale për 65-vjeçarin. 33-vjeçari ishte invalid dhe sipas familjarëve kishte probleme të mëdha me depresionin./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button