Të sëmurët mendorë që mbahen të lidhur me zinxhir

Të sëmurët mendorë në Shqipëri ende trajtohen në kushte skandaloze dhe vazhdojnë të përbuzen nga shoqëria.

Të shumta janë rastet e bëra publike ku këta të sëmurë mbahen të lidhur me zinxhirë duke i konsideruar si një rrezik për shoqërinë.

Të tilla kanë qenë rastet kur të sëmurët janë mbajtur të lidhur dhe të mbyllur për shumë vjet, në pamundësi të familjes për t’i trajtuar ato siç duhet.

I ngjashëm është edhe ai i një djali nga Fieri i cili është mbajtur rreth tre vjet i lidhur, dhe akoma më i freskët ai i një të riu nga Cërriku, të cilin familjarët e mbanin të lidhur pasi e konsideronin me rrezik, për banorët përreth, të bërë publik vetëm pak kohë më parë.

Të gjitha këto raste dëshmojnë për një trajtim ç’njerëzor të këtyre individëve që përveçse vuajnë nga një sëmundje mendore, duhet të vuajnë edhe fatin që i bashkangjesin familjarët. Shqetësues vazhdon të mbetët edhe fakti që disa persona të tillë mund t’i ndeshim çdo ditë rrugëve të qytetit duke u endur të vetëm, dhe duke kryer veprime të pakontrolluara. Të veshur keq e të papastër ata bredhin rrugëve të Tiranës çdo ditë, dhe askush nuk kujdeset që ata të trajtohen në mënyrën e duhur dhe në vendin e duhur.

Edhe pse ky problem ka ekzistuar ndër vite, ende nuk ka mundur të marrë një zgjidhje dhe për ta arritur këtë kërkohet një ndërveprim i fuqishëm ndërmjet institucioneve përgjegjëse për këtë dhe familjarëve. Të qëndrosh për vite të tëra i lidhur me zinxhir është një formë çnjerëzore. E megjithatë, edhe për ata që trajtohen në vende të posaçme, familjarët kanë shprehur vazhdimisht pakënaqësi në lidhje me trajtimin e tyre. Në të shumtën e rasteve ata qëndrojnë të mbyllur, në pamundësi për të parë as rrezen. /Shqiptarja.com/

Lajme të ngjashme

Back to top button