fbpx

Veteranët e UÇK-së, në mars themelojmë parti!?

Veteranët e UÇK’së kanë vendosur të presin vetëm edhe dy muaj për plotësimin e kërkesave nga ana e Qeverisë dhe Kuvendit.

Ata po kërkojnë të njohin me Ligj luftën e UÇK’së si dhe të bëhet verifikimin e të gjithë luftëtarëve. Nëse nuk plotëson këto kërkesa, pas dhjetë marsit, ata paralajmërojnë se do të kërkojnë vetë votën në zgjedhjet e ardhshme.

Nëse deri më 10 mars nuk iu plotësohen kërkesat veteranëve të UÇK’së atëherë ata do të nisin procedurat për themelimin e një subjekti politik për të garuar në zgjedhjet nacionale të vjeshtës.

Ky është paralajmërimi që po e jep Kryetari i Veteranëve të UÇK’së, Muharrem Xhemajli, i cili thotë se vendimi për hapat e mëtutjeshëm ish-luftëtarët do t’i marrin pas dy muajsh.

“Deri më 10 mars duhet të amandamentohet Ligji për t’u njohur lufta e UÇK’së dhe me fillu verifikimi i veteranëve. Nëse nuk ndodh një gjë e tillë deri atëherë ne do t’i shqyrtojmë të gjitha mundësitë e veprimeve të mëtutjeshme për me e ba Ligjin”, ka thënë Xhemajli për Express, të dielën.

Ai ka thënë se është në dorën e Qeverisë dhe Kuvendit që t’i plotësojnë kërkesat e tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button