fbpx

Asesi të përfundojnë punimet në Teatrin Shqiptar në Shkup

Punimet për renovimin e Objektit të Teatrit Shqiptar në Çarshinë e Shkupit asesi te përundojnë.

Afati i përfundimit të punimeve u shty disa herë për arsye të ndryshme,  më pas u shty në shtator të vitit 2015 dhe në fund në tetor 2016.

Portalb.mk vizitoi këtë objekt dhe pa se punimet e jashtme ende nuk ishin gati, fasada e pjesës hyrëse ende nuk ishte përfunduar. Ndërkaq shitësit për rreth teatrit thonë për Portalb se punimet nuk bëhen rregullisht.

“Ne jemi këtu gjithmonë dhe shohim. Nuk punohet tërë kohën, nuk e di, ndonjëherë shikojmë e ndonjëherë jo punëtor”, thonë tregtarët.

Lidhur me këtë, drejtori i Teatrit, Adem Karaga vlerëson se vonesat gjatë punimeve kanë ndodhur për çështje objektive, por që është duke u punuar si jasht ashtu edhe në hapësirat e brendshme.

Teatri Shqiptar në Shkup
Teatri Shqiptar në Shkup

“Momentalisht është duke u punuar si në pjesën e jashtme ashtu edhe në të brenshmen, pasi që teatri do të renovohet tërësisht.  Fasada në pjesën e jashtme pothuajse është përfunduar, ka ngelur edhe pjesa e sipërme. Pajisjet e teknologjisë skenike janë porositur gjithashtu edhe interieri. Do të thotë se po punohet dhe shpresojmë që jasht telasheve politike dhe financiare, punimet të përfundojnë me kohë”, tha për Portalb, Karaga.

Teatri Shqiptar në Shkup
Teatri Shqiptar në Shkup

Ai shtoi se data e përfundimit ende nuk dihet, por shpreson që rinovimi të përfundojë shpejtë.

“Dua që të kuptojë opinion se ne nuk endemi me qef rrugëve, mirëpo nuk dua të caktoj datë se kur do të përfundojnë punimet, po shpresojmë që së shpejti”, shtoi Karaga.

 

LEXO MË SHUMË :

Sërish shtyhet afati i përfundimit të Teatrit Shqiptar

Shtyhet data e përfundimit të rikonstruktimit të Teatrit Kombëtar Shqiptar

Mjetet financiare për teatrin shqiptarë, si pikë uji në det!

Shkup, vetëm 8 milionë euro për rikonstruimin e Teatrit Kombëtar Shqiptar

 

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close