Profesionet më stresuese dhe pse?

Instituti Kombëtar për Sigurinë në Punë dhe Shëndetin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka publikuar studimin për punët që i sjellin njeriut më së shumti stres dhe ato që kanë më së paku stresuese

Me rastin e përcaktimit se cilat profesione ishin më stresuese e cilat më pak , Instituti nuk ka marr parasyshë vetëm kohëzgjatjen e orarit apo vetëm shkallën e rrezikut që i ekspozohet punonjësi, por ka marrë parasyshë një sëre faktorësh për të nxjerr një indeks që i reflekton të gjitha ato.

Vendin e dhjetë për nga shkalla e stresit që i ekspozohet në baza ditore Instituti ka reshtuar profesionin e taksistëve. “Paga mesatare vjetore e taksistit në SHBA është e ulët dhe sillet në rreth 22,820 dollarë në vit, megjithatë pritet që ky profesion të rritet për 20 për qind deri në vitin 2012. Të jeshë taksist do të thotë ti ekspozohesh rezikut vazhdimisht, qoftë nga aksidentet, qoftë nga plackitja.

Me vite taksistët kanë qenë cak i kriminelëve, sepse fundja asnjëri nga ta nuk e di se kë po e futë në veturë”, thonë në Institut.

I nënti për nga shkalla e stresit është reshtuar profesioni i policit. “Të jeshë polic është vërtetë stresuese. Asnjëherë nuk e dini se me cfarë problemi do të fillojë apo përfundojë dita juaj e punës. Eshtë ku njëri nga profesionet që mund ti ketë dy ekstremet, dhe kur nga qetësia dhe rehatia maksimale mund të përfundoni në një situatë më komplekse e madje dhe më të rezikshme për jetën tuaj. Dhe ju kurr nuk e dini cka ju sjell një ditë në punë, e kjo shkakton stres të paparë. Pastaj, as pagesat nuk janë të kënaqshme. Ato sillen në të hyra vjetore prej 55,270 dollarësh”, shpjegon ekspertja e kësaj fushe, Tony Lee.

Instituti për siguri në punë dhe shëndet ka ranguar në vendin e tetë të punëve me strestë madh profesionin e reporterit (gazetarit). “Me të ardhura vjetore 35,870 dollarë, me afate të ngushta kohore për të përmbushur detyrat e tyre, ky profesion është në rënie. Mediat online dhe lajmet përmes telefonit kanë goditur rëndë reporterët e mediave tradicionale, siomos të gazetave.Shkurtimet do të vazhdojnë për mediat e shypura e të hyrat do të bien poashtu. Për ata pak që do të mbesin të punojnë në gazeta do të ketë shumë më shumë punë se deri tash, që poashtu nënkupton rritje të vazhdueshme të shkallës së stresit”.
“Unë nuk e besoj se reporterët e gazetave do të ‘zhduken’ tërësisht, por nuk po shoh se parashikimet për ta do të përmirësohn së shpejti”, thotë Lee për mediat amerikane.

Në vendin e shtatë për nga shkalla e stresit reshtohen menaxherët e lartë të korporatave (mesatarja e të ardhurave)Senior corporate executive hyrave 168,140 dollarë në vit, të cilët nuk kanë stresin e sigurisë apo të afateve kohore si i kane profesionet paraprake, por këta kanë stres për shkak të përgjegjësisë që kanë për mirëqenjën e tjerëve. ‘Vendimet e tyre afektojnë jo vetëm njerëzit në korporatë, por edhe shumë të tjerë jashtë sak”, thotë Lee, sipas të cilës kjo shkakton stres të madh tek ekzekutivi. Ata duhet të mendojnë vazhdimisht për pasojat e vendimeve të tyre në të tjerët. Në kohën e papunësisë puna e tyre ka përgjegjësi edhe më të madhe.

Në vendin e gjashtë hulumtimi reshton zyrtarin për marrëdhënie me publikun (mesatarja vjetore e të hyrave 54,170) , profesion ky që deri në vitin 2020 do të shënojë rritjen prej 21 për qind. “Nëse nuk jeni marrë kurr me këtë profesion, ju nuk mund ta imagjinoni sa stresues është. ”Eshtë shumë stresuese të përkujdeseni që pë produktin apo shërbimin e juaj vazhdimisht duhet të angazhoheni të plasoni informacione pozitive, ose në vazhdimësi duhet të mirreni me eliminimin e informatave negative apo perceptimeve të këqija që mund të kenë të tjerët për kompaninë tuaj”, shpjegon ekspertja. Sipas saj ‘pritjet nga zyrtarët e marrëdhënieve me publikun janë gjithëherë të mëdha por falenderimi për punën që ata bëjnë nuk është thuaja se kurr në nivelin e duhur”. Madje nëse me një rast dështoni, etiketoheni se jeni të dështuar pavarësisht sukseseve që janë arritur paraprakisht.

Në vendin e pestë për nga shkallla e stresit rangohet profesioni i kordinatorëve të ngjarjeve (të hyra vjetore 45,810 dollarë), profesion ky që deri në vitin 2020 do të ngritet deri në 44 për qind. Ky profesion duket mjaft joshës, por nuk është e lehtë të organizoni dasma, fejesa, manifestime, parti të korporatave, e qindëra organizime tjera. Në këtë profesion ju e bëni planikimin dhe përkujdeseni për organizimin e ngjarjeve ndoshta më të rëndësishme për individin apo kompanitë. Aq më keq, kur dihet se rrallëherë keni të bëni me organizimin e një ngjarje të vetme, por njëkojësisht duhet të organizoni paralelisht nga isa sosh.
Profesioni i pilotit reshtohet në vendin e katërt për nga stresi që shkakton ai. Në rastin e SHBA-ve, me të hyra mesatare prej 114,200 dollarësh në vit, ju merrni përgjegjësnë që cdo ditë të punës suaj të përkujdeseni për jetën e pasagjerëve që i transportoni. Cdo gabim i juaji do të kushtoj me jetë të të tjerëve dhe pasojat janë katastrofale. Nuk ju lejohet të keni ‘ditë të keqe’.

I treti me radhë si profesion shumë stresues është i zjarrfikësve (të hyra vjetore rreth 45 mijë dollarë). Për ta shuar Ngjashëm si me profesionin e policëve, ju mund të jeni në vendin e qetë të punës krejtësisht të relaksuar, por për një sekond duhet të kaloni në ekstremin tjetër ju keni përzgjedhur të ushtroni profesionin dhe ti shërbeni publikut në situatat o jetë, o vdekje. E rrezikshme dhe shum stresuese padyshim.

Profesioni gjeneral ushtrie (196.300 dollarë në vjet të hyra) rangohet i dyti për nga shkalla e lartë e stresit me të cilin ballafaqohen gjeneralët në baza ditore, kurse profesioni i të qenit ushtar(te hyra vjetore 28.840 dollarë) konsiderohet të jetë profesioni më i stresuar në SHBA.

Gjeneralët jetojnë cdo ditë me stres dhe rrezik, e pos tjerash kanë në duart e tyre jetën dhe sigurinë e ushtarëve të vetë por edhe të tjerëve. Të jeni gjeneral do të thotë të jeni në dijeni se shumë nga ushtarët e juaj do të vriten, por ju duhet të jeni në gjendje të funksiononi duke e ditur një gjë të tillë. Duhet të jeni në gjendje që vazhdimisht ta pranoni humbjen. Kurse të jeni ushtar i paguar dhjetë herë më pak se gjenerali juaj, e ti ekspozoheni rrezikut për humbjen e jetës, të mos hani rehat e as të mos mund të fleni të qetë sepse kurr nuk e dini se kur do të ju sulmojë armiku. Kjo është padyshim dicka që profesionin tuaj e bën më stresuesin nga të gjithë tjerët.

Lajme të ngjashme

Back to top button