Thaçi pasi del nga PSP: Kur të flet drejtësia, duhet të heshtë politika

“Kur të flet drejtësia, duhet të heshtë politika”, kështu është shprehur, kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, pasi doli nga objekti i Prokurorisë Speciale Publike (PSP), në të cilin ka qenë i ftuar për të dhënë deklaratë në lidhje me ndonjë lëndë, tani për tani të panjohur, të cilën po e heton PSP, raporton Portalb.

“Mendoj se këtë herë do të jeni gjysmë të kënaqur. Në këso situata nuk jepet deklaratë, por unë gjithmonë kam pasur raport të komunikimit shumë korrekt me mediat dhe vendosa të jap deklaratë”, ka thënë shkurt Thaçi, duke mos njoftuar, as për atë se për çfarë lënde është ftuar që të jep dëshmi.

Silvana Boneva dhe Menduh Thaçi
Silvana Boneva dhe Menduh Thaçi

Në PSP, ka arritur edhe përfaqësuesja e VMRO – DPMNE-së, në Komisionin Shtetëror Zgjedhor dhe ish deputetja, Silvana Boneva. Gjatë ditës, pritet që, të arrijë edhe lideri i Partisë për Emancipim të Plotë të Romëve, Samka Ibraimovski, i cili, sipas informatave, gjithashtu ka marrë thirrje për të dhënë deklaratë.

Përndryshe, deri më tani, nuk ka informata se për çfarë rasti janë ftuar politikanët nga PSP, por jo-zyrtarisht spekulohet se bëhet fjalë për rastet e parregullsive dhe manipulimeve zgjedhore, që dalin nga bisedat e përgjuara që i ka publikuar, lider i LSDM-së, Zoran Zaev, gjatë vitit të kaluar. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button