415.000 euro për promovimin nëpër panaire botërore

Qeveria me 415.000 euro do të mbështesë promovimin e prodhimeve eksportuese bujqësore nga Maqedonia nëpër panaire me renome botërore gjatë këtij viti. Zëdhënësi i Qeevrisë, Aleksandar Gjorgjiev, në konferencën e sotme për shtyp kumtoi se verërat, pemët dhe perimet nga Maqedonia do të promovohen nëpër panairet në SHBA, Kinë, Miskë, Gjermani, Lituani, Poloni, Zvicër, Holandë dhe Slloveni.

Lista e panaireve është bërë në bashkëpunim me vetë esnafin dhe janë konsultuar shoqatat bujqësore, asociacionet e prodhuesve dhe shitësve të verërave dhe të prodhuesve dhe shitësve të pemëve dhe perimeve.

Qeveria financiarisht do t’i mbulojë të gjitha shpenzimet që do të thotë sigurimin e hapësirës në kuadër të vetë manifestimeve të panaireve, marrjen e stendës me qira, financimin e tërësishëm të stendës dhe shtypjen e distribuimin e materialit promovues nga sfera e prodhimeve bujqësore.

Në vitin 2013, Qeveria për këtë qëllim ka ndarë 215,000 euro.

Në nëntë muajt e parë të vitit të kaluar, eksporti i përgjithshëm i prodhimeve ushqimore bujqësore paraqet 369,7 milionë euro, që është për 5,9 për qind më shumë në krahasim me nëntë muajt e parë të vitit paraprak, ndërsa importi është ulur për 3,9 për qind.

Në vitin 2012, ndërkaq, nga eksporti i prodhimeve bujqësore janë fituar 478,9 milionë euro, ndërsa në vitin 2011 – 468,6 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Back to top button