Ky është zhanri më i preferuar i të rinjve në Maqedoni

Gjatë pushimit veror të rinjtë shikojnë filma të zhanreve të ndryshme. Të anketuarit e Portalb, treguan se cilat filma i kanë shikuar këtë verë. Nga anketa shihet qartë se si meshkujt ashtu edhe femrat më së shumti pëlqejnë komeditë.

“Këtë verë i kam shikuar disa filma, si: ‘Contraband’ (aksion krim triler), ‘Lone Survivor (film lufte) , Getaway (triler aksion), American Sniper (dramë lufte), Shok (dramë e shkurtër), Ride Along (komedi- aksion).”-deklaroi për Portalb, Rexhep Salihu nga Kumanova,“Më pëlqejnë filmat që kanë të bëjnë me ngjarje të vërteta, filmat aksion dhe komeditë.”

“Kam shikuar vetëm disa filma, pasi që më shumë i përkushtohem leximit, ato janë: Malcolm X (dramë), Meet the Parents (komedi), Assassins (triler) etj.”-tha Ilir Baftjari nga Shkupi, “Më shumë shikoj filma me përmbajtje politike, historike dhe biografi, si dhe komedi.”

E pyetur a ka shikuar ndonjë film këtë verë, Arijana Ibrahimi, nga Tetova u shpreh për Portalb: Po, një ndër më të preferuarit e mi është: ‘A walk to remember(romancë) dhe ‘Teta Olga, një ndër filmat e vjetër shqiptar, që mbase pak i vjetër por ka një tematikë mjaftë të bukur: ndërthur jetën e fshatit me atë të qytetit.”

“Zakonisht nuk shoh filma, më shumë preferoj të lexoj”-tha Blerona Jakupi nga Struga, “Filmi i fundit që e kam parë është ‘Midnight in Paris (komedi romancë), por nuk është film i ri.”

“‘Suicide Squad’ (komedi aventur aksion), ‘The Martian’ (Dramë fantashkencë), ‘Bedtime Story’ (komedi familjar), ‘Race’ (dramë sport), ‘The Concussion’ (biografi dramë sport), ‘Southpaw’ (dramë sport), ‘The 5th Wave’ (fantashkencë), ‘I Am Legend’ (horror), ‘The Conjuring’ (horror), ‘Insidious 1/ 2/ 3’ (horror), ‘The Exorcism of Emily Rose’ (horror)… janë vetëm disa nga filmat që i kam shikuar gjatë kësaj vere, pasi çdo ditë të pushimit veror e kam shikuar nga një film”- tha Fetije Ademi nga Kumanova, “I shikoj të gjitha kategoritë, por më së shumti më pëlqejnë komeditë.”

E pyetur se çfarë përfiton nga filmat, Ademi sqaroi “Nga ato shkencore mësoj gjithmonë diçka të re, po edhe gjuhën e kam mësuar. Ja, më herët i kam shikuar vetëm filmat me titra shqip, por tani mund t’i shikoj edhe ato pa titra.

Ndryshe, Ka filma që prekin zemrën e çdokujt, pavarësisht moshës apo gjinisë. Të atij llojit që lënë një ndikim në ju, ndryshojnë perceptimin mbi jetën dhe ju bëjnë të doni të jeni një person më i mirë. 10 filma të fuqishëm dhe emocional me mësime të rëndësishme jetësore janë:  The Bridges of Madison County’, ‘Hachi: A Dog’s Tale’, ‘The Fault in Our Stars’, ‘The Pursuit of Happyness’, ‘Up’, ‘One day’, ‘My life without me’, ‘The impossible’./Portalb.mk

LEXO: 8 filmat që do ua thyejnë zemrën

LEXO: Filmat më të mirë të vitit 2015

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button