Thohir: Interi do të bëhet top klub

Erick Thohir ka shprehur zhgënjimin për rezultatet e fundit të ekipit të tij, por ka siguruar tifozët që të jenë të qetë pasi ai po punon që Nerazzurët të jenë top klub botëror brenda pak kohësh

“Është normale të jesh i zhgënjyer si tifoz kur humbisni dy ndeshje, kështu edhe unë jam i zhgënjyer. Unë besoj se ekipi ka ditë të mira përpara. Ne po kërkojmë disa lojtarë, po zhvillohen negociata intensive dhe ne do të bëjmë më të mirën për t’i marrë lojtarët më të mirë të kontinentit”.

“Planet janë për të rindërtuar ekipin dhe kjo do të marrë dy-tri vite, kështu që ne jemi në periudhë tranzicioni. Unë nuk jam supermen, por brenda dy-tri vitesh Interi do të bëhet top klub botëror, kjo nuk mund të realizohet brenda dy muajve”, u shpreh Thohir.

Lajme të ngjashme

Back to top button