‘Çmenduri’ nga Noyzi, Kresha e Lumi B

Duket se një këngë e ‘çmendur’ së shpejti do të jetë në tregun e muzikës shqiptare. Kështu së paku ka paralajmëruar reperi shqiptar Noizy, i cili në profilin e tij zyrtar në rrjetin social ‘Facebook’ ka publikuar një fotografi, me anë të së cilës ka zbuluar se është duke bashkëpunuar me reperët nga Kosova, MC Kresha dhe Lumi B për një këngë të re.

Gjithashtu në mesazhin e publikuar nën foton ka shfaq dashurinë e tij të madhe për kolegët e tij nga Kosova, por ka zbuluar për fansat e tij se kënga e re që do e publikoj kjo treshe e reperëve do titullohet ‘Madness’ (Çmenduri).

“Tregoj dashni për vllazni me tonelata, nën çati bashkë krejt bashkë këtu na zë nata”, ka shkruar ai derisa në fotografi shihet Noizy, Mc Kresha, Lumi B dhe Varrosi dhe dy shokë të tjerë. “Cooming Out Soon Madnesss”, ka paralajmëruar ai në Facebook.

Lajme të ngjashme

Back to top button