Suat Zendeli është blerja më e re e KF Shkupit

Klubi futbollistik Shkupi është një nga ekipet që ka bërë përforcimet më të forta dhe pothuajse edhe të vetme në Ligën e Dytë, duke angazhuar futbollistë nga Liga e Parë e Maqedonisë, e me këtë duke treguar se skuadra është duke krijuar një ekip që do të jetë ndër më të organizuarat në vend.

Së fundmi ai i cili ka vënë firmën për KF Shkupi, është portieri më me përvojë në vendin tonë, Suat Zendeli, të cilit i kishte përfunduar kontrata me Renovën e Ligës së Parë, e që më pas të kthehet aty ku e kishte filluar karrierën, në Shkup.

“Është kënaqësi të kthehesh aty ku i ke bërë hapat e para të karrierës, aty ku edhe u afirmova si futbollist. Unë kisha fatin që të jem pjesë e gjeneratës së artë të ish-KF Slloga Jug., tani më KF Shkupi, me të cilët fitova dy tituj. Falënderoj kryesinë e klubit të cilët vendosën të më angazhojnë në klub, i cili ka një projekt shumë serioz”, është shprehur Suat Zendeli sot, pasi kishte vënë firmën në kontratën, që edhe për te është 18 muajshe me mundësi për ta vazhduar atë.

(Akti i nëshkrimit të kontratës, Suat Zendeli dhe kryetari i KF Shkupi, Ejup Ademi)

Më tej Suati ka u është drejtuar edhe tifo grupit “Shvercerat Shkup”, të cilët i ka porositur. “Të dashur “Shvercera” dhe ju tifoz që po i mbushni shkallët e stadiumit nga dita në ditë shumë e më shumë, ju falënderoj nga zemra që më keni përkrahur gjithë herë, ju ishit ata që nuk ma harruat emrin edhe ne vitin 2001, ndërsa as unë nuk ju harrova ju asnjë herë dhe ja ku sot jam para jush. Kthehem te Shkupi pas 13 viteve, për tu bashkuar me ju përsëri dhe me përkrahjen tuaj ne do të jemi edhe më të fortë në realizimin e projekteve”, ka përfunduar në deklaratën e tij Suat Zendeli. 

Edhe kryetari i klubit Ejup Ademi, nuk ka mundur të fshehe gëzimin për marrëveshjen e arritur me Suat Zendelin. “Kishim premtuar se Shkupi do të sjellë përforcime të mëdha, ndërsa me ardhjen e Suat Zendelit vetëm po tregojmë se ne si klub kemi plane që të bëjmë një ekip që do të jetë shumë e respektuar nga të gjithë. Gjithsesi një Shkup i fortë, do të thotë se edhe Liga do të merr në peshë. Sikurse edhe futbollistë e tjerë që kemi sjellë, edhe Suati është ai që gati po përmbyll mozaikun e formuar që në fillim të afatit kalimtar. Ne si klub planifikojmë të sjellim edhe një futbollistë në repartin mbrojtës dhe me këtë besojmë se do të mbyllim dhe blerjet për këtë sezon”, ka thënë Ejupi.

Portieri Shkupjan, 32 vjeçari Suat Zendelit, ishtenjë ndër talentet më të mëdha të Maqedonisë, i cili për një kohë të shkurtër ishte pjesë e skuadrës së të rinjve të Manchester United të Premier Leages, e që më pas të jetë pjesë e shumë skuadrave nga vendi dhe rajoni. Para se të luajë për Renovën, Zendeli ishte pjese e ekipi rumun Petrolul Ploeshti, e më parë luajti edhe me ekipet shqiptare Dinamo e Tiranës, Apolonia e Fierit dhe Besa e Kavajës. Në karrierën e tij ai u shpall kampion me Shkëndijën e Tetovës, ndërsa me Renovën fitoi Kupën e Maqedonisë.

Shkupi deri më tani në radhët e veta ka sjellë futbollistët Ardian Nuhiu, Muharem Bajrami, Florent Osmani, Dario Desniq dhe Fisnik Zuka.
Shkupi pas sezonit vjeshtor renditet në pozitën e 9-të me 22 pikë, ndërsa lideri i tabelës Silkesi ka 12 pikë më shumë. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button