Zendeli në garë për debutues më i mirë në Formula4 (FOTO+VIDEO)

Ju kujtohet kur PORTALB.mk kishte prezantuar një nga talentet më të mëdhenj shqiptar të kartingut, ai ishte shkupjani Lirim Zendeli, i cili kishte thyer të gjitha kufijtë e suksesit në këtë garë, për të vazhduar nga ky sezon garat në Formula4. Këtë sezon Lirimi është debutues dhe gjithçka po ecën në mënyrën më të mirë për talentin shqiptar, nga tetë garat sezonale që ka pasur Lirimi, ai ka arritur të jetë në mesin e më të mirë në një konkurrencë ku garon 15 pilotë të Formula4.

Lirimi është pilot i ekipit ADAC Berlin-Brandenburg, ku ka edhe pesë kolegë të tjerë,  por arritjet e Lirimit janë sukses i madh për skuadrën gjermane që pozicionohet në pozitën e 4-të të bolidëve.

Në garën e fundit që në fundjavë është zhvilluar në pistën e Zandvoort të Hollandës, Lirim Zendeli ka arritur që dy herë më radhë të shpallet debutuesi më i mirë, duke u plasuar një herë në pozitën e 4-të, një herë të dytën dhe sot gara është ndërpre kur Zendeli ishte i pesti, pasi kishte reshje të mëdha të shiut.

“Jam mëse i kënaqur nga sezoni që po e përfundoj. Jam në rrugë të mirë për të arritur në mesin e tre më të mirëve në renditjen e debutuesve, ndërsa në rënditjene e përgjithshme për momentin jam i 12-ti. Sigurisht se do të kisha renditje edhe më të mirë, por ky është sezoni i parë dhe në fillim kisha pak vështirësi, por tani gjithçka po shkon mirë”, ka thënë për “Portalb.mk”, Lirim Zendeli.

Në këtë kampionat garon edhe djali i Michael Schumacher, Mick Schumacher i cili për momentin është i treti në rënditjne e përgjithshme, ndërsa në garën e djeshme ka përfunduar i treti pas Lirim Zendelit. Piloti shqiptar ka arritur edhe kohën më të shpejtë të garës, që tregon edhe një herë aftësit e tija.

“Mendoj se do të ishte mirë edhe në garë e fundit që do të jetë në Hockenheim të marrë sa më shumë pikë, pasi që në garat e Formula4 një garë zhvillohet tri ditë dhe në të tri garat marrim pikë, andaj mendoj se kam shanse të mira që të jem në mesin e tre më të mirëve në klasifikimin e debutuesve dhe në renditjen përfundimtare të ngjitem më lartë se pozita e 12-të. Tani sapo të përfundojë kampionati do të përqendrohemi në sezonin e ardhshëm, që pritet të ketë 16 gara dhe jo si sivjet që kishte vetëm 8-të dhe pritet që të ketë gara edhe në itali, andaj mendoj se sezonin që do të vjen pres arritje edhe më të madhe”, ka thënë ekskluzivisht për Portalb.mk, Lirim Zendeli. Gara e radhës që zhvillohet Hockenheim do të jetë me 30.09 – 02.10. 2016. /PORTALB.mk/

Lirim Zendeli Lirim Zendeli në bolidin e tij Tabela e përgjithshme ADAC FORMULA 4 Tabela e debutuesve

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button