Komiteti i Helsinkit: Qeveria përhap frikë tek qytetarët

Uranija Pirovska drejtore ekzekutive e Komitetit të Helsinkit, në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”, e ka vlerësuar vitin e kaluar sa i përket të drejtave të njeriut në nivelin më të ulët.

Sipas saj, qeveria sillet me manirin e një regjimi totalitar në të cilën shkatërrohet gjithë ajo që mund të konsiderohet si e drejtë fondamentale dhe liri e qytetarëve.
“Unë nuk pres që Qeveria apo kryeministri të dal dhe të pranojnë se në Maqedoni ka të burgosur politik, sepse e gjithë kjo është e paketuar më një kozmetikë shumë të mirë në të gjitha aksionet që i ndërmerr policia dhe konsiderohet si akt për shpëtimin e vendit nga kriminaliteti”, Thotë Urnija Pirovska.

Sipas saj qytetarët e kanë të qartë edhe pse mungon liria e mediumeve, se të gjitha këto raste të burgosjeve, në prapaskenë ekziston konotacioni politik.

Pirovska, thotë se “ edhe gjatë dhënies së masës së paraburgimit ka qasje selektive”. Si shembull për këtë, Pirovska e potencon rastin “Fallanga” të Pasko Kuzman të cilit iu dha masa e arrestit shtëpiak, ndërsa në të gjitha rastet tjera për të cilët spekulohet se kanë prapavijë politike është dhënë masa e paraburgimit. Sipas saj, rasti i Shipoviqit është shembulli më i mirë për këtë.

Lajme të ngjashme

Back to top button