Qytetarët nga rajonet e përmbytura ta paraqesin në MF bankën për pagesën e ndihmës paradhënëse

­ Qytetarët nga rajonet e përmbytura sot dhe nesër duhet t’i paraqesin në Ministrinë e Financave bankat afariste në të cilat duan t’u paguhet kompenzimi në para.

Personat e evidentuar nga listat e dorëzuar nga ana e Komisionit për bërjen e vlerësimit të dëmeve të pronës së patundshme dhe të tundshme në rajonet e përfshira nga moti i ligë dhe përmbytjet në rajonin e Shkupit dhe të Tetovës, duhet ta paraqesin zgjedhjen e bankës afariste në kontakt telefonat vijues: 02/3255­578, 02/3255­586, 02/3255­743 dhe 02/3255­742 dhe atë sot dhe nesër në periudhën nga ora 9 deri në orën 17:30 dhe të hënën nga ora 08:30 deri në orën 19.

Pagesa e mjeteve do të bëhet në para të gatshme, në sportelet e asaj banke afariste për të cilën personi do të përcaktohet.

Bankat do ta bëjnë pagesën në bazë të dokumentit për identifikim ­ letërnjoftimit apo pasaportës. Qytetarët dëmet kanë mundur t’i paraqesin edhe gjatë ditës së djeshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button