FSSH: Informohuni me telefon për kartelat elektronike

Që të menjanohet tollovia nëpër sportelet e Fondit të Sigurimit Shëndetësorë (FSSH), qytetarët mund të të kontaktojnë nëpërmjet telefonit (0800 33 222) për çdo ditë nga ora 12 deri ora 20, në të cilën mund të marrin informacione se kur do të jetë gati kartela e tyre elektronike.
 
“Në linjën telefonike qytetarët mund të informohen se kurë do të jetë gati kartela e tyre elektronike, ndërsa të njëjtën mund ta marrin edhe te mjeku i tyre amë ose në sportelet e shërbimeve rajonale. Në shërbimet rajonale ka persona që shënojnë emrin, mbiemrin si dhe numrin e telefonit të qytetarëve dhe të cilët ju paraqiten për t’i informuar se kurë mund t’i marrin kartelat elektronike”, ka deklaruar Branko Axhigogov nga Fondi Shëndetësor. 

Kartela elektronike shëndetësore nga qershori i kaluar ka filluar që t’i zëvendësoj kartonët e gjelbra, ndërsa më vonë do të zëvendësohen edhe librezat shëndetësore. Ajo do të shfrytëzohet gjatë çdo kontrolle mjekësore, nëpër barnatore, shfrytëzim të shërbimeve të ndihmës së shpejt dhe gjatë gjithë proceseve me përkrahje aplikative të sistemit shëndetësor informatikë në Republikën e Maqedonisë. Deri në fund të vitit të kaluar, afër 200.000 banorë të Maqedonisë nuk kishin dorëzuar kërkesa për KSHE. Drejtoresha e FSSHM-së, Maja Parnarxhieva-Zmejkova kohë më parë ka thënë se nëse për 10 muaj janë ndarë 600.000 kartela, vetëm në dy muaj e gjysmë të fundit janë ndarë 400.000 kartela. 

“Me përkushtueshmëri të madhe të shërbimeve rajonale të Fondit dhe mjekëve amë nëpër Maqedoni, mund të arrijmë rezultate shumë më të mira. Ka 10 qytete të cilët arrijnë të dhënë prej mbi 80 për qind e qytetarëve të kenë kartela shëndetësore elektronike për momentin”, ka thënë Parnarxhieva -Zmejkova, duke shtuar se pritjet kanë qenë që në dhjetor të dorëzohen të gjitha kërkesat për kartelë shëndetësore elektronike./zhurnal

Lajme të ngjashme

Back to top button