Kush është njeriu më i admiruar në botë?

Njeriu më i pasur në botë është edhe njeriu më i admiruar në botë.

Është ky lajmi i mirë për Bill Gates, jo vetëm sepse është themeluesi i Microsoft, por edhe prej akteve të tij të bamirësisë, duke dhuruar plot 17 miliardë dollarë për kurimin e sëmundjeve dhe për të mposhtur urinë në botë.

Ky vlerësim për Gates si personazhi më popullor në botë u dha nga një sondazh ndërkombëtar i drejtuar nga revista “Times”, ku u pyetën mbi 14 mijë persona nga shtete të ndryshme si Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Rusia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Australia, Pakistani, Indonezia, India, Kina, Egjipti, Nigeria, Brazili etj.

Pasaniku Gates, ndiqet në vendin e dytë në listën e personazheve më të admiruar në botë nga Presidenti amerikan Barack Obama.

Ndërkohë në vendin e tretë renditet Presidenti rus Vladimir Putin, ndërsa i katërti renditet Papa Françesko.

Lajme të ngjashme

Back to top button