Fatih Jusufi debuton me gol në fitoren e Shkupit ndaj Pelisterit

Sot edhe zyrtarisht kanë filluar ligat e të rinjëve në kuadër të kampionatit futbollistik të Maqedonisë. Katër ekipet e FC Shkupit kanë luajtur kundër skuadrës së Pelisterit nga Manastiri, ku dy fitore i kanë shënuar futbollistë tanë dhe dy ata të Pelisterit.

Skuadra e FC Shkupi, kategoria e juniorëve ndeshjen e ka luajtur në Manastir, ndërsa kjo ishte një duel mjaft interesant. Edhe pse ekipi shkupjan ka dominuar gjatë gjithë kohës, nga ekipi  Shkupit kanë thënë se kishte shumë presion dhe padrejtësi nga ana e gjyqtarëve, por përgatitja e mirë e futbollistëve dhe taktika e trajnerit Erkan Murseli bëri që ekipi Shkupi të triumfojë. Golin e vetëm të fitores e shënoi Fatih Jusufi, i cili kishte debutim të suksesshëm në fanellën bardhekaltër pasi që erdhi në Çair nga skuadra e Rabotniçkit, e që më parë kishte luajtur edhe te ekipi i Vardarit.

“Sigurisht se ky është një debutim i mrekullueshëm për mua. Jam shumë i gëzuar që kam ardhur te Shkupi dhe shpresoj që do të vazhdoj të jap më të mirën nga unë dhe të shënoj sa më shumë gola, duke i dhënë suksese të një pas njëshme ekipit tonë”, ka thënë pas ndeshjes Jusufi.

Skuadra e kadetëve ka pësuar disfatë me rezultat 1:3 në stadiumin e Çairit, të parët në avantazh kishin kaluar futbollistët e Pelisterit me golin e Damjan Najdovskit, më pas Arben Rrahmani ka barazuar në minutën e 51-të. Në minutën e 64-të Pelisteri përsëri kaloi në avantazh me golin e Bojan Kotevskit, ndërsa rezultatin përfundimtarë 1:3 e shënoi në minutën e 76-të, Boshko Nikollovski.

Skuadra e Pionerëve ka marrë gjithashtu fitore në Manastir, duke shënuar fitore me rezultat 1:2. Fillimisht të parët në avantazh kishin kaluar nikoqirët me golin e Dimitar Jankovskit në minutën e 24-të, ndërsa pastaj e gjithë loja dominohet nga futbollistët e FC Shkupi. Barazon në minutën e 29-të, Altin Sefo, ndërsa golin e fitores e shënoi në pjesën e dytë, në minutën e 65-të, Onur Lutfiu.

Disfatë kanë pësuar pionerët e rinj me rezultat 2:0 në Manastir.

Kategoritë e reja të FC Shkupi, gjatë fundjavës që vjen do të kenë për kundërshtarë ekipin e KF Milano nga Kumanova, ku si nikoqir luajnë ekipet pionerët e rinj dhe pionerët, ndërsa si mysafir kadetët dhe juniorët. /fcshkupi/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button