Vëllazërimi u mund nga Akademia e Pandevit

Skuadra e Vëllazërimit nga Kërçova në xhiron e dytë të Ligës së Dytë futbollistike të Maqedonisë, ka pësuar disfatë të lartë nga ekipi Akademia Pandev, skuadër kjo që këtë sezon erdhi në kategorinë e dytë nga Liga e Tretë. Ndeshja që i takoi skuadrës vendase, ishte vendosur me hat-tric të Zoran Baldovaliev, Golin e parë ish-sulmuesi i reprezentacioni të Maqedonisë, Baldovaliev e shënoi në minutën e 35-të, ndërsa dy golat e tjerë i kishte shënuar në pjesën e dytë. Në xhiron e tretë skuadra e Vëllazërimit do të ketë edhe një ndeshje mjaft të vështirë, kur në Kërçovë do të luajë ndaj ekipit të Teteksit.

Në ndeshjet tjera janë shënuar këto rezultate:

“Skopje” – Euromilku 2:1, Novaci – Metalurgu 0:0 dhe Vardar Negotina – Lubanci 1974 2:1, ndërsa të martën luajnë Teteksi dhe Horizont Turnova. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button