Unioni i Nxënësve ndihmon lagjen Hasanbeg (Foto)

Në ndihmë të banorëve të Hasanbegut ka dalë edhe Unioni i Nxënësve Shqiptar. Aktivistët e kësaj organizate kanë tubuar gjithsej 189 mijë e 510 denarë.

“Pas gjithë kësaj fatkeqësie natyrore, Unioni i Nxënësve Shqiptar, arriti që për pak orë të organizoj strukturat e saj për t’ju dalë në ndihmë banorëve të zonave të përmbytura e kryesisht Hasanbegut që ishte një nga zonat më të prekura nga vërshimet.

Aksioni është zhvilluar në disa qytete, si në Shkup, Gostivarë dhe Dibër”, njoftojnë nga kjo organizatë.

Përveç ndihmave në veshmbathje, mjete higjienike e kështu me radhë, nxënësit aktivistë kanë qenë aktiv edhe në ndihmë fizike në pastrimin e shtëpive dhe oborreve të përmbytura.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button