Greqi, në burg edhe dy deputetë nonazistë

Gjykata e Apelit në Athinë ka vendosur të dërgojë në burg edhe dy deputetë të tjerë të partisë neonziste “Agimi i Artë”.

Mediat greke njoftojnë se dy deputetët Jorgo Germenis dhe Panajotis Iliopulos u dërguan në paraburgim me akuzën për pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Tashmë me të njëjtën akuzë është ndaluar edhe sekretari i përgjithshëm i partisë “Agimi i Artë” Nikos Mikaloliakos dhe deputetët Kristos Papas dhe Janis Lagos, duke e çuar në pesë numrin e anëtarëve të kësaj partie që ndodhen “prapa hekurave”

Sipas mediave greke, vendimi i gjykatës për 2 deputetët Germenis dhe Iliopulos u shoqërua me trazira përpara gjykatës në Athinë.

Një grup simpatizantësh hodhën parrulla fyese ndaj gjyqtarëve, gazetarëve dhe kryeministrit Antonis Samaras.

Trembëdhjetë nga tetëmbëdhjetë deputetëve të partisë janë në paraburgim, dhe përballen me akuza për krijimin e organizatës kriminale, ndërsa janë zhveshur nga imuniteti i tyre parlamentar.

“Agimi i Artë” është duke luftuar për mbijetesë pas humbjes së mbështetjes së saj pas vrasjes së një këngetari anti-fashist Pavlos Fysass, i cili sipas hetimeve u vra nga një anëtar i partisë neonaziste.

“Agimi i Artë” cilësohet si një lëvizje antiligjore në Greqi, pasi akuzohet për nxitje të racizmit dhe incidenteve me emigrantët e huaj në shtetin Helen.

Lajme të ngjashme

Back to top button