SHBA, drogë në bazat ushtarake

Forcat ajrore amerikane po hetojnë 10 oficerë, nëntë togerë dhe një kapiten në gjashtë baza ushtarake në Shtetet e Bashkuara dhe Britani, për përdorim të paligjshëm të drogës.

Të përfshirë janë edhe dy oficerë të kontrolleve bërthamore në Bazën ajrore të Malmstromit, në Montana, bëjnë të ditur mediat amerikane.

Fillimisht hetimet u përqendruan tek dy oficerë në bazën ajrore Eduards, në Kaliforni, e dyta për nga madhësia e Forcës Ajrore të Shteteve të Bashkuara.

“Më pas ato u përhapën, bazuar në kontaktet me oficerët në fjalë në lidhje me zotërimin e drogës qetësuese”, deklaroi zëdhënësi Brett Ashworth për agjencinë e lajmeve “Reuters”.

Hetimet janë zgjeruar duke përfshirë oficerë në bazat e tjera të Vandenbergut në Kaliforni, FE Warren në Uajoming, Schreiver të Kolorados, si dhe në atë ajrore Lakenheath në Angli.

Baza ajrore Malmstrom mbikëqyr 420 raketa bërthamore të armatosura ndërkontinentale, ndërsa ajo Schreiver është shtëpi e Organizatës Balistike të Mbrojtjes Raketore.

Lajme të ngjashme

Back to top button