FETÖ në Danimarkë humbi qindra studentë

Në 14 shkollat e organizatës terroriste FETÖ në Danimarkë të paktën 366 nxënës kanë fshirë regjistrimin e tyre, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një lajmi të TV 2 në Danimarkë, thuhet se pas tentativës për grusht shteti shkollat e FETÖ-s në Danimarkë kanë humbur shumë studentë. Në këtë vend janë 7 shkolla fillore, 4 shkolla të mesme dhe 3 shkolla njëvjetore me konvikt. Ndërkohë në disa prej tyre humbja e studenteve ka arritur në 40 për qind.

Hasan Hüseyin Mor, një nga drejtuesit e shkollës private Ballerup e cila ka humbur 62 nxënës, shifër kjo që përkon me 30 për qind të numrit të përgjithshëm të kësaj shkolle, thotë se shkaku që familjet marrin fëmijët e tyre nga shkolla nuk është reagimi ndaj FETÖ-s, por për shkak të presionit. “Fëmijët tanë mund të rriten me frymë terroriste. Në shkollë nuk bëjmë politikë, por i kuptojmë edhe frikën e familjarëve. Nuk është e lehtë të qëndrosh përballë presionit të familjeve.”

Ndërsa një qytetare e Danimarkës me origjinë turke Sevda Şahin, shprehet se shkollat janë pjesë e një organizate terroriste ndërkombëtare. ”Lajnë trurin e njerëzve. Fëmijëve ju transmetohet dhe injektohet një ideologji e një personi”, ka shtuar ajo.

-“Ikja e nxënësve ka ndikim të madh ekonomik”

Në lajm thuhet se për shkak të humbjes së madhe të nxënësve që shkon deri në 366 të tillë disa degë në shkollat e tyre mund të mbyllen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button