Kroacia ofron me koncesion ishullin e parajsës të Titos

Kroacia ka njoftuar se është duke kërkuar një investitor ndërkombëtar, i cili të sigurojë modernizimin e infrastrukturave turistike të ishullit Veliki Brioni, i cili dikur ishte parajsa private e Titos dhe pas kësaj t’i marrë me koncesion këto infrastruktura.

Ky ishull është më i madhi nga arkipelagu Brioni, i cili përbëhet prej 14 ishujsh dhe ndodhet afër gadishullit Istria në pjesën veriperëndimore të Kroacisë.

Presidenti i Jugosllavisë Josip Broz Tito, i cili vdiq në vitin 1980, e kishte kthyer arkipelagun në një parajsë private që nga viti 1954 deri në vitin 1979.

Në vitin 1983 ishujt u transformuan në një park kombëtar, ku rriteshin lloje të rralla të bimëve dhe kafshëve. Përveç përfaqësuesve kryesorë politikë nga mbarë bota, Tito ka mirëpritur në ishull edhe yje kinematografike, si Sophia Loren, Elizabeth Taylor dhe Richard Burton.

Lajme të ngjashme

Back to top button