Kush blen apartament fiton Lamborghini

Të gjithë ata njerëz që blejnë apartamente luksoze (penthouse) në katet më të larta të ndërtesave Damac Maison në Dubai, do të shpërblehen me një veturë falas të tipit “Lamborghini Aventator Roadster”

Kurse ata persona që nuk i kanë edhe aq të thellë xhepat dhe kanë vendosur të blejnë apartamente më të vogla, do të fitojnë një BMW apo “mini” veturë. Për të nxitur klientët për të blerë apartamente gjigante në katet më të larta të ndërtesës, shitësi ka vendosur që gjatë periudhës promovuese për blerjen e banesave tu ofroj si dhuratë një veturë sportive super të shtrenjtë, shkruan Emirates 24/7.

Çmimi i apartamentit në të cilin vjen si dhuratë “Lamborghini” ende nuk dihet, derisa çmimi i veturës italiane sillet rreth 300.000 euro pa përfshirë TVSH-në. Penthouse gjenden në majat e ndërtesave 50-katëshe, që janë vepër artistike e arkitektëve gjerman të kompanisë “Koschany & Zimmer”.
Por kompania Damac nuk i ka harruar edhe ata klientë që nuk kanë miliona të deponuara në banka, kështu që atyre do t’iu ofroj apartamente me çmime më të lira, varësisht nga hapësira dhe pamja, kurse si shpërblim do t’iu dhuroi veturës të markës BMW.

Kjo nuk është hera e parë që Damac gjatë periudhës së promovimit shpërblen blerësit e saj me gjësende të ndryshme që kanë vlerë të madhe. Gjatë vitit të kaluar, pronarët e ri të penthouse me tri dhoma gjumi janë ‘qerasur’ me nga një Audi R8, derisa ata me dy dhoma me Audi A4. Damac ka pasur raste kur klientët e saj i ka shpërblyer edhe më gjëra më të mëdha siç janë: jahtet, aeroplanët privat por edhe me ishuj në Karaibe.

Lajme të ngjashme

Back to top button