fbpx

Mercedes zbulon GLA 45 AMG

Gjiganti gjerman Mercedes ka postuar në ueb-faqe të ndryshme të internetit videon promocionale të modelit më tëri GLA 45 AMG, i cili pritet të debutoi në panairin e veturave në Detorit.

I dizajnuar për të qenë njëri prej krosoverëve më të fuqishëm ndonjëherë të prodhuar, GLA 45 AMG ka motor mjaft të fuqishëm me 2.0 litra me katër cilindra që prodhon 360 kuaj fuqi.

I lidhur me transmisionit automatik me shtatë shpejtësi AMG Speeshift, Mercedes i ri bën tërheqjen e veturës me të katër rrotat falë sistemit të avancuar 4MATIC, që i mundëson të arrij shpejtësinë nga 0-100 km/h për vetëm 4.8 sekonda.

Kur flasim për shpejtësinë maksimale, inxhinierët e Mercesdes kanë vendosur ta kufizojnë në mënyrë elektronike në 250 km/h.(Tribuna)

Lajme të ngjashme

Back to top button