Januzaj nga ndeshja në ndeshje më i mirë

Adnan Januzaj po na bënë krenar të gjithëve. Supertalenti kosovar po shkëlqen çdo ditë e më shumë te Manchester United.

Talenti nga Istogu pati edhe një paraqitje impresive në fitoren ndaj Swanseas duke qenë lojtari më i mirë i ndeshjes. E pas kësaj ndeshje, Januzaj sigurisht se ishte më i vlerësuari nga të gjithë.

“Januzaj është një talent që duhet të marrin shembull të gjithë. Ai po më tregon mua se di të luaj kudo. Adnani është shëndrruar në një lojtar tejet të rëndësishëm për ne. Është një djalë i qetë, i zgjuar dhe plot vullnet për lojë” ka thënë David Moyes pas ndeshjes.

Lëvdata për Januzajn pas ndeshjes kishte edhe Michael Laudrup. Trajneri i Swanseas tha se Januzaj e bëri diferencën në fushë.

Lajme të ngjashme

Back to top button