Durrës organizohet kampionati i notit për fëmijë

Për të tretin vit radhazi në “Aragosta Beach” është organizuar kampionati i notit për fëmijë.Në këtë garë morën pjesë 18 notarë, ndërsa u shpall fitues Daniel Lumi.Organizatorët synojnë që me anë të këtij kampionati të zbulojnë talente të reja në sportin e notit.

Në qytetin bregdetar të Durrësit u organizua Kampionati i Notit për Fëmijë.

Ky është i treti vit i organizimit të këtij eventi që synon të krijojë një traditë të mirë në evidentimin e talenteve të reja në këtë sport.

Në kampionatin e notit “Aragosta Beach” garuan 18 notarë meshkuj.

Organizatori i këtij kampionati noti, njëkohësisht kryetari i Shoqatës së Turizmit, Eduart Xhepa, u shpreh entuziast për të ardhmen e këtij sporti.

Eduart Xhepa: Një gjë shumë e mirë për qytetin e Durrësit, qëllimi kryesor është për ti dhënë një larmi sezonit turistik. Fëmijët me këtë lloj aktiviteti stimulohen për ta zhvilluar këtë sport kaq të bukur të notit, që qyteti i Durrësit e ka pasur gjithmonë traditë.

Drejtori i Arsimit Kulturës Rinisë dhe Sporteve pranë Bashkisë Durrës, Adrian Gurra, i pranishëm gjatë këtij aktiviteti, deklaroi se veprimtari të tilla sportive janë një ogur i mirë për të rritur sensibilizimin e qytetarëve dhe bizneseve për sportet e ujit, sidomos gjatë stinës së nxehtë.

Këtë vit, fitues u shpall Daniel Lumi, ndërsa vendin e dytë e zuri  Hamza Buziu.

Fituesit u shpërblyen me medalje, kupa dhe dhurata simbolike.

Ky kampionat zhvillohet për të tretin vit radhazi dhe organizatorët kanë synim ta kthejnë në tradite kampionatin e notit për fëmijë në “Aragosta Beach”.

Qëllimi është nxitja e fëmijëve që të merren më shumë me aktivitete fizike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button