Seldi bëhet ‘Gangster’

Është bërë i njohur në publik si konkurrent në shtëpinë më të përfolur shqiptare ‘Big Brother Albania’.

Është ky Seldi Qalliu i cili tashmë është i njohur në masë si këngëtar. Ndonëse ka kohë që ai nuk ka ardhur në publik me ndonjë risi në karrierë, Seldi si duket po merret me veten.

Kjo duke u bazuar në një foto që e ka publikuar këngëtari, ku shihet duke bërë një tatuazh e cila pothuajse ia përfshin të gjithë krahun.

Ndryshe edhe pse nuk ka risi nga Seldi me projekte muzikore, fotoja që ai ka postuar duke bërë tatuazhin, ka zgjuar interesim të madh te gjinia e bukur.

Lajme të ngjashme

Back to top button