Allegri gati për sezonin e ri: Titulli nuk është aq i sigurt

Te Juventusi janë të gjithë gati. Këtë të Shtunë nis Seria A, me bardhezinjtë që kanë një objektiv të qartë të fitojnë titullin e 6-sht kampion rradhazi. Me lëvizjet që ka bërë në merkato Juvja hyn si favorite absolute por trajneri  Massimiliano Allegri kërkon ti mbajë të tijët me këmbë në tokë teksa në konferencën e parë për shtyp të sezonit të ri atë ndaj Fiorentinës u shpreh si rivalët janë forcuar dhe për Juventusin misioni për të mbrojtur titullin nuk do të jetë i lehtë.

” Nuk jam dakort me ata që thonë se Juventusi këtë vit do ta ketë më të lehtë të fitojë kampionatin. Është e vërtetë që kemi blerë në merkato lojtarë të rëndësishëm, por kjo nuk mjafton për të fituar, duhet të arrish gjithcka në fushën e lojës. Objektivi ynë është që Mars të jemi në garë për të fituar të tre kompeticionet ku marrim pjesë dhe pastaj të luajmë gjithcka për gjithcka. Nuk do të jetë e thjeshtë për ne, sidomos fillimi i sezonit i cili është gjithmonë shumë i vështirë. Skuadrat rivale të Juves në garën për titull? Jane po ato, Interi, Roma dhe Napoli”.

Sezoni në Serinë A nis menjëherë me një ndeshje  të fortë për Juventusin. Bardhezinjtë do të presin në Juventus Stadium, Fiorentinën, një kundërshtar që Allegri kurrësesi nuk kërkon ta nënvlerësojë. Në vijim trajneri i kampionëve të Italisë dha një ide edhe mbi formacionin që mund të zbresë në fushë ndaj vjollcëve të Paulo Souzas.

” Fiorentina është një skuadër brilante. Ata janë një ekip shumë teknik dhe nga skuadra e sezonit të kaluar nuk kanë larguar asnjë futbollist. Kështu që në krahasim me ne do të jenë të avantazhuar. Formacioni? 6 shtë nga 11 titullarët i kam zgjedhur. Në mesfushë nuk kemi shumë alternativa pastaj duhet të shoh edhe në cfarë gjëndjeje do të jetë Pjanic. Në sulm do të luajë Dybala. Higuain apo Mandzukic? Gonzalo nuk mbrriti këtu në kushtet më të mira por në ditët e fundit është përmirësuar shumë”.

Nuk i trembet Juventusit, trajneri i Fiorentinës Paulo Souza i cili në konferencën për shtyp deklaroi se nëse Seria A e këtij si një film “thriller”, skuadra e tij do të jetë protagoniste.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button