Këshilli protestues letër minsitrit Abdylaqim Ademi

Këshilli protestues STOP ndotjes kancerogjene në Tetovë, nëprmjet një letre i  drejtohet zyrtarisht ministrit  të mjedisit jetësor dhe planifikimit hapisnorë Abdylaqim Ademit që të pronoincohet në lidhje me kërkesat e tyre të bëra publike në mediat e komunikimit masiv si dhe ne protestat të mbajtura ne sheshin Iliria në Tetovë të  datës 29.12.2013.  Nëse vazhdoni ta injoroni këte problem ju do të mbani pergjegjësi profesionale dhe morale para qytetarve te Pollogut dhe gjeneratave të ardhëshme thuhet në letrën e Këshillit Protesues.

Kërkesat e  Këshillit protestues

1. Qeveria/ministria të prononcohet me statusin e pëmbushjes së kushteve të Planit operativ të Jugohromit dhe gjithashtu të urdhërojë pronarve të Jugohromit urgjentisht të ndaloj punën deri në vënien e filtrave sipas dokumentit të paraparë;

2. Urgjentisht të zgjidhet çështja e deponive të egra në rajonin e Pollogut;

3. Për arsye se amvisëritë poashtu njihen si ndotës të abientit kërkojmë nga Qeveria të subvencionojë me 33 % faturat e rrymës gjatë sezonit të ngrohjes, me qëllim të zvogëlimit të përdorimit të lëndëve djegëse, si drunjëve dhe qymyrit;

4. Inspektoratet qeveritare dhe komunale të mbrojtjes së mjedisit të ndëshkojnë konform ligjeve në fuqi të gjithë ato persona që ilegalisht ndezin goma dhe materiale tjera në komunën e Tetovës, Tearcës, Zhelinës, Jegunocit, Bogovijës dhe Bërvenicës./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button