“Rusino”, dështon marrëveshja, banorët bllokojnë rrugën

Ka dështuar marrëveshja mes regjionit polanor të Pollogut dhe këshillit protestues të fshatrave që gravitojnë me Rusinon, raporton Alsat M.

Edhe pse mbrëmë ishte e paraparë të fillojë bartja e mbeturinave pas mesnate, një gjë të tillë banorët nuk e lejuan, me pretekstin se komunat nuk kanë respektuar marrëveshjen e arritur dhe rrugën nuk e kanë pastruar.

“Kamionët nuk do i lëshojmë sepse ne kishim një marrëveshje dhe ata nuk i janë përmbajt asaj marrëveshje dhe nuk ka shans kamionët të kalojnë ne e kemi lajmëruar edhe në polici, sepse prej pikave që duhej të bëhen nuk është bërë asgjë dhe kamionët nuk do lëshohen deri në plotësimin e marrëveshjes që u bë ditën e martë”. “

Ekipi i televizionit Alsat, ka ndjekur mbrëmë deri në orët e mëngjesit zhvillimet në Rusino të Gostivarit, me ç’rast ka regjistruar se asnjë kamion i rrethinës së Pollogut nuk ka depërtuar tek deponia.

E ndërkohë, kamionët e mbushur me mbeturina të komuna të Pollogut, kanë mbetur mbrëmë të parkuara në dalje të Gostivarit, duke pritur arritjen e një kompromisi eventual, që do mundësonte zbrazjen e tyre. Por, kjo gjë deri në orët e mëngjesit nuk ndodhi. Autoritetet lokale kanë refuzuar sot që ta komentojnë mos arritjen e marrëveshjes, ndërkohë jozyrtarisht Alsat mëson se tentim për arritjen e marrëveshjes do të ketë edhe gjatë ditës së sotme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button