Xhaferri: Mbledhja në Prizren ka karakter historik, Angellov: rrezik nga Shqipëria e Madhe

Mbledhjen e dy qeverive, të Kosovës dhe Shqipërisë e kanë komentuar edhe Musa Xhaferri, zv/kryeministër për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe Stojanço Angellov, kryetar i partisë Dinjiteti.

“Ka një karakter historik dhe ka simbolikën e vet..kanë shumë nevoja reciproke sa i përket bashkëpunimit kulturor, institucional që është një lidhje e natyrshme kombëtare janë edhe interesant e tjera sa i përket fushës së energjetikës,tregtisë, në rregullimin e infrastrukturës së përbashkët dhe bartjen e përvojave reciproke sa i përket organizimit institucional të dy shteteve..Qeveria e Maqedonisë ka kërkuar dhe është deklaruar që me të gjitha shtetet fqinjë të mbajë mbledhje të përbashkëta duke menduar se ajo do t’i afrojë më afër qeveritë dhe popujt”

Nga ana tjetër kryetar i ‘Dinjitetit’ Stojanço Angellov, seancën e përbashkët të Qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës e cilësoi si pjesë e projektit për Shqipëri të Madhe dhe të dëmshme për maqedonasit.

“Jo rastësisht kjo seancë e përbashkët e të dyja qeverive e inicion kryeministri i Shqipërisë në zyrën e të cilit qëndron harta e Shqipërisë së Madhe, kryeministër i cili nuk njeh Maqedoninë nën emrin kushtetues, kryeministër i cili e veçon komunën e Liqenasit. Dinjiteti i bën thirrje popullit maqedonas të kërkojë përgjigje dhe përgjegjësi autoriteteve maqedonase edhe të VMRO DPMNE-së dhe të mëhershmes LSDM të ndalojnë ti shërbejnë kauzës për Shqipëri të Madhe në dëm të interesave kombëtare maqedonase” tha Sinkron Stojanço Angellov, kryetar i Dinjitetit.

Ndërsa Menduh Thaçi i PDSH-së, tha se është një marketing politik. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button