Qeveritë shqiptare ndajnë 100 mijë euro për Preshevën

Të pyetur se sa është shuma e ndarë për shqiptarët e Luginës së Preshevës, kryeministri Thaçi nuk e tregoi shumën, por tha se edhe po t’i ndanin të gjitha paratë e mundshme, nuk do të mjaftonin për shqiptarët e Luginës.

“Nuk ka para dhe miliona që e mbulojnë angazhimin e dy qeverive tona ndaj mbështetjes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Ne jemi në konsulta të përhershme me shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc”, u shpreh Thaçi.

Ndërkaq, i pari i Qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama, tregoi edhe shumën e saktë të ndarë për shqiptarët e Luginës. Kjo shumë, sipas tij, është 100 mijë euro, dhe i dedikohet maternitetit në Preshevë.

“Ne i kemi akorduar 100 mijë euro. Nuk është një shumë e vendosur ashtu rastësisht, por është një shumë që do të mbulojë të gjitha shpenzimet e parashikuara për nevojat që do ta fusin në funksionim maternitetin e Preshevës. Unë ju siguroj se mbledhja e dy qeverive kishte të pranishëm që të gjithë përmes angazhimit të plotë dhe vullnetit të mirë të të dyja qeverive për t’i përfaqësuar të gjithë”, theksoi Rama.


Nënshkruhet marrëveshja, Kosovë-Shqipëri
Është nënshkruar marrëveshja në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

Në këtë mbledhje të parë mes dy qeverive në historinë e dy shteteve shqiptare në Ballkan, qeveritë e dy vendeve kanë nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi dhe dy vendime për mbështetje financiare për Luginën e Preshevës.

“Më lejoni të ju falënderoj për gatishmërinë tuaj zotëri, Rama. Sot jemi këtu në qytetin e bukur, në qytetin e kreniasë sonë kombëtare, në qytetin e historisë, në qytetin e së ardhmes, në qytetin e Prizrenit. 

Strategji e Kosovës dhe Shqipërisë
Ne sapo përmbyllëm takimin e parë të dy qeverie tona, takim i suksesshëm”, theksoi Thaçi.

Ndërsa kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se “kjo mbledhje ishte një mbledhje pune, dhe një mbledhje që vuri një gurë themeltare, për të çelur një rrugë të re për zhvillimin e ekonomik, social dhe kulturor të dy shteteve tona, dhe në mbarë hapësirën shqiptare që përkufizon këto dy shtete”, transmeton indeksonline.

Ndërsa sa i përket konsullatave të dy vendeve, këto ishin përgjigjet e dy kryeministrave.
Thaçi: Ne kemi nxjerr vendime në takimin tonë të përbashkët edhe për hapjen e konsultave tona të përbashkëta.
Rama: Do të avancojmë për të sinkronizuar burimet tona financiare në aspektin konsullor.

Lidhur me Luginën e Preshevës, këto ishin përgjigjet e dy kryeministrave
Rama: Kemi rënë dakord për një fond zhvillimor, që në viimsi do të asistoj në lehtësimin e kushteve të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Themelimi i fondit për Preshevën është një çështje krejtësisht humanitare. Ndërsa në Kosovë e kemi edhe rezolutën në Kuvendin e Kosovës.
Thaçi: Bashkëpunimi ynë strategjik do të bazohet në të gjitha fushat institucionale, në politikën e jashtme, Kosova ka nevojë për mbështetje. Falënderojmë qeverinë e Shqipërisë për mbështetjen edhe për njohjet e Kosovës.

Nënshkruhet marrëveshja, Kosovë-Shqipëri
Ashtu siç ishte paralajmëruar, në orën 11-të në hotelin “Theranda” filloi takimi i dy qeverive – të Kosovës e të Shqipërisë.
Mbledhjen e hapi kryeministri i Kosovës cili foli për historinë e popullit shqiptar me theks të posaçëm për pavarësinë Kosovës. pastaj ai prezantoi politikat zhvillimore që sipas tij janë bërë e do të bëhen në Kosovë.
Një theks të posaçëm ai ua kushtoi edhe bisedave me Serbinë dhe rezultateve, sipas tij, arritur në këtë fushë.

Më pas ishte kryeministri i Shqipërisë Edi Rama që mori fjalën duke theksuar se kjo nismë është pikënisja e një rrugëtimi të përbashkët institucional për zhvillimin e Shqipërisë dhe Kosovës, forcimin e ekonomisë, thellimin e bashkëpunimit, pasurimin e jetës kulturore të dy vendeve.

“Rruga e re e bashkëpunimit që inaugurojmë sot duhet të zgjatet përtej mandateve tona. Perspektiva të reja dhe të ndryshme duhet të jenë për dy vendet. Janë 15 perspektiva konkrete bashkëpunimi, hapat e para të të cilave do të hidhen në këtë mbledhje historike.

Rëndësi e posaçme do t’i jepet të drejtave të shqiptarëve përtej kufijve tanë zyrtare. Kjo mbledhje përfshin një gjest të mirëpritur, në mbështetje të shqiptarëve të Preshevës.

Kjo përpjekje tregon mbështetjen e dy qeverive shqiptare për pakicat shqiptare jashtë kufijve tanë”, tha Rama.

Rama theksoi se kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës është shumë i qartë dhe i patjetërsueshëm.

Fillon takimi
Nisi në orën 11:00, në Prizren, takimi i përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës. I pari fjalën në këtë mbledhje e mori Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili e vlerësoi këtë mbledhje si një moment për nisjen e punës për të ardhmes së përbashkët.

“Unë besoj se ekspertët tanë do të punojnë bashkarisht për shqyrtimin e marrëveshjeve tona dhe thellimin e bashkëpunimit tonë. Qëllimi i këtij takimi ka qenë zbatimi i marrëveshjeve të mëparshme dhe forcimi i marrëdhënieve tona”, u shpreh Thaçi, duke theksuar se marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve duhet të jenë të forta.

Thaçi vuri në dukje se rruga e Kombit duhet të jetë më efikase për kalimin e mallrave dhe lëvizjen e njerëzve, si dhe theksoi se ndërtimi i linjës së interkonjeksionit është me rëndësi të madhe.

“Ka vullnet politik si në Prishtinë ashtu edhe në Tiranë që marrëdhëniet tona të jenë shembull për të gjithë rajonin”, u shpreh Thaçi.

Kabineti Rama mbërrin në PrizrenKabinteti Rama mbërrin në Prizren
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në këto momente ka arritur në Prizren. Ai me ekipin e tij ka ardhur me autobus deri këtu, ku është pritur nga kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Takimi historik i dy qeverive, kabineti Rama me autobus drejt Prizrenit (FOTO)

Dita e sotme do të mbetet historike për Kosovën e Shqipërinë, qeveritë e dy vendeve zhvillojnë mbledhjen e parë të përbashkët. Dhe mbledhja mbahet në një qytet historik, në Prizren të Kosovës, drejt të cilit kabineti Rama është nisur që në orën 8:00 të mnëgjesit.

Për udhëtimin e gjithë ekipit qeveritar ishte zgjedhur një autobus. Vetë kryeministri Edi Rama zgjodhi të mos komentojë para nisjes, por një deklaratë e shkurtër u bë nga Ministri për Zhvillim Ekonomik, Arben Ahmetaj, rporton OraNews.

“Mbledhja ka dy dimensionet, ka dimensionin simbolik strategjik por dhe ekzekutiv pasi ka marrëveshje konkrete të cilat janë hapa konkrete në hapjen e tregjeve dhe bashkëpunimin ekonomik. Kjo mbledhje do jetë periodike pasi dhe çështjet dhe dinamika e zhvillimit rajonal kuptohet që kërkon mbledhje sa më të shpeshta. Në axhendën e mëparshme të qeverisë ka qenë e fiksuar fillimisht mbledhja me qeverinë e Kosovës, pastaj të tjerat sigurisht janë për tu pare, po normalisht janë të planifikuara. Lidhur me fondin për Preshevën, ky është hapi i parë. Sigurisht që integrimi ekonomik i Luginës së Preshevës në një treg të hapur mbarëshqiptar brenda zhvillimit rajonal me synim zhvillimin e tregut të Ballkanit Perëndimor brenda BE është një inisiativë shumë e mirë, është një hap i parë simbolik, njerëzor gjithashtu”tha ai.

Detajet e kësaj mbledhjeje dhe axhendën e saj, bashkë me pikat e rendit të ditës dhe dokumentet e nevojshme i ka rakorduar me Qeverinë e Shqipërisë, Ministrja e Kosovës për Integrim Evropian, Vlora Çitaku.

Për këtë qëllim, Çitaku ka qëndruar në Tiranë bashkë me Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë Bernard Nikaj, ku janë takuar me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe vartës të tij, për hartimin e përbashkët të konceptit të mbledhjes së përbashkët ndërqeveritare.

Mbledhja e qeverive do të mbahet në hotel Theranda, ndërsa konferenca për shtyp tek Lidhja e Prizrenit. Në axhendë parashikohet edhe një vizitë dhe fotografitë e rastit në shtëpinë Muze të Lidhjes së Prizrenit për të kompletuar simbolikën e kësaj mbledhje të parë.

Dhe interesi i mediave për këtë mbledhje të parë ka qenë i jashtëzakonshëm. Janë rreth 80 gazetarë nga Kosova dhe mbi 30 gazetare nga Shqipëria që qëndrojne sot në Prizren, duke e kthyer këtë qytet në kryeqëndrën e shqiptarëve, ashtu siç ka qenë parashikuar disa dekada më parë.

Në këtë mbledhje të parë mes dy qeverive në historinë e dy shteteve shqiptare në Ballkan, kabinetet priten të nënshkruajnë 3 marrëveshje bashkëpunimi dhe dy vendime për mbështetje financiare për Luginën e Preshevës.

Kështu, sipas axhendës, pas ceremonisë së hapjes së mbledhjes nga dy Kryeministrat, z. Hashim Thaçi dhe z. Edi Rama do të vijohet me shqyrtimin e dokumentit për bashkëpunim dhe partneritet strategjik ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, i cili do të nënshkruhet nga dy Kryeministrat.

Mbledhja do te vijojë me shqyrtimin e disa marrëveshjeve ndërmjet dy qeverive , për bashkëpunimin në lehtësimin e tregtisë, në fushën e transportit dhe infrastrukturës, bashkë-financim të pajisjeve mjekësore të Maternitetit të Preshevës, si dhe jetësimin e bashkëpunimit në rrafshin konsullor ndërmjet dy vendeve tona.

Mes dy Qeverive do të bisedohet për avancimin e axhendave integruese të dy vendeve, themelimin e Komisionit të Përbashkët Teknik për përkthimin e legjislacionit të BE-së, si dhe bashkëpunimin në sferën e përafrimit të legjislacionit.

Në mbledhje do të shqyrtohen dhe projekt-ide për bashkëpunim në fushat e Kulturës, Sigurisë, Energjisë dhe përmirësimit të standardeve te jetesës së shqiptarëve në rajon.

Sot mbledhja e përbashkët Kosovë-Shqipëri
Qeveria e Republikës së Kosovës dhe ajo e Shqipërisë mbajnë sot mbledhjen e përbashkët, në Prizren, në orën 11:00. Pas kësaj pritet të të bëhet nënshkrimi zyrtar i dokumentit për bashkëpunim dhe partneritet strategjik ndërmjet dy vendeve.

Ndërkaq në orën 12:00, dy kryeministrat shqiptarë do të mbajnë konferencë të përbashkët për media. Një ditë më herët kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi kishte thënë se se kjo mbledhje çon mesazhin e kufijve të hapur mes dy shteteve.

Kryeministri Thaçi në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, ka theksuar se takimi i Prizrenit shënon kapitull të ri dhe dërgon mesazhin evropian për të gjithë, mesazhin e rajonit me kufi të hapur dhe pa barriera të së kaluarës.

”Nesër në Prizren ndodhë takimi i përbashkët, takimi i vullnetit të qytetarëve të Kosovës dhe Shqipërisë. Është dashur sakrificë shekullore brezash, që të ndodhte krejt natyrshëm ky takim i përbashkët i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë, i qeverive tona.

Ky takim përshëndetet edhe nga miqtë ndërkombëtarë. Takimi i Prizrenit ëndrrën e shumë brezave e bënë realitet – theksoi Kryeministri Thaçi në mbledhjen e 165-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës, një ditë para mbajtjes së Mbledhjes së Përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë”, ka pohur ai. 

Lajme të ngjashme

Back to top button