Edhe Kina përfshihet në konfliktin e Sirisë

Gazeta kineze The Global Times njofton se edhe Kina ka vendosur të përfshihet në konfliktin e Sirisë duke e ndihmuar nga ana ushtarake regjimin e Esadit. Mësohet se zyrtarë të lartë të Kinës janë takuar me zyrtarë të lartë ushtarakë të Rusisë në kryeqytetin sirian Damask. Vlen të theksojmë që Rusia e ka ndihmuar ushtarakisht regjimin e Esadit që në fillim të konfliktit me opozitën, transmeton Gazeta Express.

Sipas revistës në takim ka marrë pjesë edhe Ministri i Mbrojtjes të Sirisë, Fahad Jassim al-Ferizh dhe ka kërkuar ndihmë nga Admirali i ushtrisë të Kinës Guan Youfei. Admirali i Kinës ka shprehur në takim se Kina dhe Siria kanë patur marrëdhënie të mira dhe se dëshirojnë ta ndihmojnë ushtrinë e Sirisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button