Prizren, nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Kosovës

Në Prizren, në orën 11:00, filloi takimi i përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës. I pari fjalën në këtë mbledhje e mori Kryeministri i Kosovës, Thaçi, i cili e vlerësoi këtë mbledhje si një moment për nisjen e punës për të ardhmen e përbashkët.

“Unë besoj se ekspertët tanë do të punojnë bashkarisht për shqyrtimin e marrëveshjeve tona dhe thellimin e bashkëpunimit tonë. Qëllimi i këtij takimi ka qenë zbatimi i marrëveshjeve të
mëparshme dhe forcimi i marrëdhënieve tona”, u shpreh Thaçi, duke theksuar se marrëdhëniet
tregtare mes dy vendeve duhet të jenë të forta.

Thaçi vuri në dukje se rruga e Kombit duhet të jetë më efikase për kalimin e mallrave dhe lëvizjen enjerëzve, si dhe theksoi se ndërtimi i linjës së interkonjeksionit është me rëndësi të madhe. “Ka vullnet politik si në Prishtinë ashtu edhe në Tiranë që marrëdhëniet tona të jenë shembull përtë gjithë rajonin”, u shpreh Thaçi.

Më pas ishte kryeministri i Shqipërisë Edi Rama që mori fjalën duke theksuar se kjo nismë është
pikënisja e një rrugëtimi të përbashkët institucional për zhvillimin e Shqipërisë dhe Kosovës,
forcimin e ekonomisë, thellimin e bashkëpunimit, pasurimin e jetës kulturore të dy vendeve.
Rama theksoi se kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës është shumë i qartë dhe i patjetërsueshëm.

“Rruga e re e bashkëpunimit që inaugurojmë sot duhet të zgjatet përtej mandateve tona.
Perspektiva të reja dhe të ndryshme duhet të jenë për dy vendet. Janë 15 perspektiva konkrete
bashkëpunimi, hapat e para të të cilave do të hidhen në këtë mbledhje historike. Rëndësi e
posaçme do t’i jepet të drejtave të shqiptarëve përtej kufijve tanë zyrtare. Kjo mbledhje përfshin një gjest të mirëpritur, në mbështetje të shqiptarëve të Preshevës. Kjo përpjekje tregon mbështetjen e dy qeverive shqiptare për pakicat shqiptare jashtë kufijve tanë”, tha Rama.

Pas mbledhjes dy kabinetet u zhvendosen në ndërtesën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku u bë nënshkrimi zyrtar i dokumentit për bashkëpunim strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë,
nënshkrimi marrëveshjes për bashkëpunim në lehtësimin e tregtisë, nënshkrimi i marrëveshjes
për bashkëpunim në transport dhe infrastrukturë dhe thellimi i bashkëpunimit dypalësh në fushën e integrimit europian.

Lajme të ngjashme

Back to top button