Menduh Thaçi: Takimi i Ramës me Thaçin është marketing politik

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi e ka quajtur marketing politik takimin e drejtuesve të Qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës në Prizren.

Ai është shprehur i revoltuar që kryeministri Edi Rama dhe Hashim Thaçi janë fokusuar vetëm në gjendjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, ndërsa kanë anashkaluar pa thënë asnjë fjalë për 1 milion shqiptarët e Maqedonisë.

Lideri i PDSH-së këtë deklaratë e dha para mbledhjes se kuvendit te degës së PDSH-së  në Tetovë ku pritet qëkryetar i ri i degës të zgjidhet kirurgu Arben Demiri.

Ai gjithasht u tha se nuk konsideron se ka ardhur koha për zgjedhje të parakohshme edhe pse situata sipas tij, është e pashpresë dhe e keqe.

“Edhe Ali Ahmeti e di që është situata shumë e keqe, për mua është prioritet tia humb misionin Ahmetit. Në vend që të flet për ligjet që i miraton kjo Qeveri, VMRO-ja, ligjet anti-NATO dhe anti shqiptare, ai flet për tema të tjera të parëndësishme” tha Thaçi. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button