Kekenovski, kundër kandidat presidencial ‘shumëngjyrësh’

Profesori dhe njëkohësisht anëtari i partisë në pozitë VMRO-DPMNE,  Jove Kekenovski, i cili veçmë e ka shpallur kandidaturën e tij për president të Republikës së Maqedonisë, në profilin e tij në Facebook potencon se disa anëtarë të sapoardhur në VMRO-DPMNE, apo ndryshe si i quan ai “strukturat e kolonave të pesta në Maqedoni”, tentojnë që me imponime të ndryshme, të detyrojnë udhëheqësin e VMRO-DPMNE-së, të mbështet apo të sugjeroj një kandidat “SHUMËNGJYRËSH”, për zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

“I ngjyrosur me të gjitha ngjyrat që nga koka e gjer në këmbë. Këto struktura kanë harruar se “kandidati” i tyre në protestat e vitit 1994 që u organizuan nga vet VMRO-DPMNE-ja para qeverisë së Republikës së Maqedonisë, kundër zgjedhjes së falsifikuar të Kiro Gligorovit, i angazhuan njësitë speciale (snajperistët), të cilët ishin të gatshëm të sulmonin anëtarët e mbledhur dhe simpatizuesit e VMRO-DPMNE-së, që ishin prezent në atë protestë. Janë gënjyer këto struktura nëse mendojnë së ne të VMRO-DPMNE-së jemi shkurtëpamës, sidomos kur për këtë  çështje ekzistojnë dëshmi dhe dokumente”- shkruan Kekenovski.

Kohëve të fundit, BDI është më e zëshme që Maqedonia të ketë president konsenzual. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button