Shkëndija e mirë, por nuk e përballoi fundin (FOTO)

Nga Belgjika, Gent

Hajrush Mani

Skuadra e Shkëndijës ka luajtur 45 minuta fantastike në stadiumin “Ghelamco Arena” në Gent, duke dëshmuar se asnjë fitore dhe arritje deri në fazën e “Play-Off”-it, nuk ka qenë e rastësishme.

DSC_6231

Futbollistët e trajnerit Bruno Akrapoviç e filluan në mënyrë të mrekullueshme ndeshjen me shumë vetëbesim dhe duke mos menduar fare në emrin dhe sukseset që kishte shënuar në të kaluarën Genti.

Ka qenë Besart Ibraimi që ka shënuar golin e epërsisë për Shkëndijën në minutën e 10-të, pas një super aksioni që luajtën nga gjuajtja e lirë me Ferhan Hasanin dhe Besir Demirin.

DSC_6257

Dominimi i Shkëndijës ishte dhe në vazhdim të ndeshjes, kur Genti nuk po arrinte të merrte veten, Raste ideale për të shënuar kishin Ferhan Hasani, Besart Ibraimi, Besir Demiri dhe Armend Alimi, por të gjitha përfunduan në duart apo pas portës së portierit Jacob Rinne.

Kur të gjithë menduan se Shkëndija do të shkojë në pushim 15-të minutash me epërsi pre 1:0, një ndërhyrje diskutabile e referuar nga gjyqtari kryesor Serhiy Boiko doli të ishte fatal për mbrojtjen e Shkëndijës, pasi nga një krosim më i gjati në në kërcim ishte Thomas Matton, vetëm në sekondat e fundit të kohës shtesë.

Në pjesën e dytë Gent filloi të sulmojë portën e Zahov, i cili me disa intervenime të mrekullueshme arriti të nxjerrë topin në të sigurt.

DSC_6240

Minutën e 60-të super rast për Shkëndijën, kur Besart Ibraimi kaloi disa lojtarë të mbrojtjes së Gentit, për të pasuar te Armend Alimi i cili goditi drejt portës, mirëpo portieri Rinne e nxori me prekje të gishtërinjve topin jashtë porte. Vetëm dy minuta më vonë përsëri Alimi dërgoi një gjuajte të fortë, që portieri e dëboi në rivënie nga këndi.

Në minutën e 72-të, Besart Ibraimi udhëhoqi një kundërsulm të shpejtë, duke vrapuar me topin gati se gjysmën e fushës kundërshtare, ndërsa pasimi i tij ishte i shkurtë dhe portieri Rinne nuk lejoi që topi të arrijë te këmbët e Ferhan Hasani i cili ishte i vetëm para portës.

DSC_6236

Dri në fund të ndeshjes Genti tentoi të kërkojë golin e fitores, ndërsa Shkëndija kërkonte rastin që përmes kundërsulmit të bëjë më tepër. Kur spikeri i ndeshjes tregoi se do të ketë vazhdim tre minuta, pas rivënjes nga këndi, mbrojtja nuk kontrolloi mirë topin dhe në një tollovi të krijuar, Kalifa Colibaly shënoi golin e fitores. Edhe përkundër disfatës, Shkëndija tregoi lojë të mirë dhe shpresëdhënëse, se një javë më vonë në Shkup me përkrahje të publikut mundë të përmbyset avantazhi i ngushtë i Gentit. /PORTALB.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button