Shkëndija pa shumë ndryshime në formacion kundër Gentit

Nga Belgjika, Gent

Hajrush Mani

Futbollistët sot e kanë shfrytëzuar për të pushuar para duelit, por në orët e mëngjesit ata me trajnerin e kondicionit, Metin Dalip kishin disa ushtrime të lehta trupore dhe më pas kanë qëndruar në dhomat e tyre duke u përqendruar në përballjen e rëndësishme.

Në bazë të asaj që kishim mundësi të vërejmë gjatë stërvitjes së vetme që kishte mbrëmë skuadra, trajneri Bruno Akrapoviq nuk pritet të ketë ndryshim të madh në formacion. Deri më tani ende nuk ka zbuluar trajneri formacionin, por supozojmë se këta 11-të lojtarë do të vrapojnë nga fillimi i ndeshjes në stadiumit “Gelamko Arena”:

Kostadin Zahov, Blagoja Todorovski, Egzon Bejtullai, Ardian Cuculi, Besir Demiri, Stephan Vujçic, Artim Pollozhani, Stenio Junior, Ferhan Hasani (C), Besart Ibraimi dhe Armend Alimi, ndërsa tani më është e konfirmuar se ekipi nuk mundë të planifikoj në shërbimet e Daniel Radevskit, i cili nuk ka udhëtuar me ekipin shkaku i lëndimit.  PORTALB është me ekipin e Shkëndijës në Gent dhe do t’ ju informojë për ndeshjen. Gjithashtu mësojmë se kanë arritur edhe tifozët e Shkëndijës “Ballistët”, të cilët kanë udhëtuar me tre autobusë, por tani më kanë arritur edhe shqiptarë që jetojnë në Belgjikë dhe shtetet tjera evropiane, të cilët do të mundohen të jenë të zëshëm në përkrahjen e skuadrës së zemrës. Nga klubi i Gentit kanë njoftuar se presin që stadiumi i tyre që ka kapacitet prej 20.000 ulëseve do të ketë së paku 17.000 tifoz. /Portalb.mk /

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button