Fushata presidenciale me një fjalë

Hristo Jovanovski, koment – “Mesazhe të dyshimta Prizreni” Dnevnik
Rrjedhat kohore i kapin edhe Shqipëria dhe Kosova të cilat sot do të mbajnë  mbledhje të përbashkët të të dyja qeverive. Kryeministri i Kosovës Thaçi nuk e lëshoi mundësinë për të treguar se kjo mbledhje vonon 100 vite të tëra, dhe se jo rastësisht është zgjedhur Prizreni.
Vallë deshi Thaçi të thotë “ Të gjithë Shqiptarët me një shtet?”

Gjorgji Spasov, kolumnë – “Çfarë do të jetë me rëndësi në garën për president?”, Utrinski Vesnik
Votohet për ide, e jo për ideologji. Qytetarët nuk lexojnë programe. Nuk votohet as për të majtën as për të djathtën. Votohet për idenë e cila mundet të jetë motivuese dhe e sublimuar në një fjalë.

Sonja Kramarska, kolumnë – “ Nuk duan lustrim, duan të lustrojnë”,Utrinski Vesnik
Tome Axhiev, të kërkojmë falje ne kritikët e lustrimit. U mbytëm duke e kritikuar, e tani fituam flakaresh për fytyre.

Goran Mihajlovski, kolumnë – “ Vaftë në djall kanella”, Vest
Se si arrijtë në këtë derexhe që popat të na tregojnë se si të jetojmë dhe se për udhëtime duhet të kërkojmë leje? Peshkopi Stefan vite me radhë na qorton  në çdo festë fetare. Si që kalojnë festat, parku vozitës dhe patundshmëritë e KOM vetëm po rriten, e ikonat e vlefshme po zhduken nga kishat.

Biljana Sekulovska, kolumnë – “ Ditët e skijimit të shigjetave pensioniste”, Vest
Foshnjet fituan akomodim të drejtpërdrejtë në shtëpitë e pleqve. Me të qarë i nxjerrin prej aty kur u duhet qumësht nëne. Me dënesje disi po durohet rilindja. Femrave  u bëhet transplantim i detyrueshëm pa pagesë të mjekrrës dhe mustaqeve.

Darko Janevski, kolumnë – “ Maqedonia të humbë në Danimarkë”, Dnevnik
Nëse arrijmë ndonjë suksek, do të kemi  problem me luftëtarët tonë për liri dhe të drejta të njeriut, sepse çdo sukses i yni do të thotë 100 mijë qytetarë në sheshin e Shkupit. Ku është autobusi, kalimi nëpër portë, këngët për Selanikun dhe racën e Goces.

Vlatko Gjorçev, kolumnë – “ Në cilin aeroport u humb Zoran Zaevi?”, Dnevnik
Zaevi dhe Shekerinska e kishin patjetër te fshihen nga gazetarët tonë sepse ishin të vetëdijshëm se Zaevi dhe të shkundë ndonjë pallavrë nëse para tij ndalet cili do gazetar me mikrofon në dorë.

Branko Triçkovski, kolumnë – “ Intervenime të mundshme në fjalimin e Zaevit”, Sloboden Peçat
Zaevi e ngadalësoi fjalimin dhe tani len përshtypje se mendon derisa flet. Mendoj se ka hapësirë edhe më shumë të përparojë në këtë plan! Mendoja se ngadalësimi i të folurit do tia eliminojë shprehinë që mbarimin e fjalisë ta ketë në formë çuditëse, ashtu si që bëjnë vuvuzelat analfabete të radio programeve të mëngjesit. /PortALB

Lajme të ngjashme

Back to top button